Ortoza AFO (Ankle-Foot Orthosis) është një pajisje ortopedike që përfshin nëngjurin, nyellin dhe shputën, duke ofruar stabilitet dhe pozicionim të duhur gjatë ecjes. Përdoret nga personat me muskuj të dobët, spasticitet, deformitete të shputës ose ecjes së çrregullt, të gjitha këto të shkaktuara nga gjendje si pika në tru, paraliza cerebrale, skleroza e shumëfishtë ose lëndimet e sistemit nervor.
Ortoza AFO pengon rënien e shputës (shputa e rënë), përmirëson baraspeshën dhe sigurinë gjatë lëvizjes dhe mundëson biomekanikën e rregullt të hapit. Përpos që stabilizon nyellin dhe shputën, mund të korrigjojë pozicionin e gjurit, duke pakësuar ngarkesën në kyçe.
Për fund, ortoza AFO nuk është vetëm një pajisje për ecje – është mjet për siguri më të lartë, pavarësi dhe jetë aktive.