Mirësjellja ndaj personave me aftësi ndryshe

Shumica e njerëzve janë të hutuar dhe të habitur kur duhet të komunikojnë me një person me aftësi ndryshe. Në shumicën e rasteve kanë frikë se me veprimet dhe fjalët e tyre do ta lëndojnë pa dashje bashkëbiseduesin. Për të lehtësuar jetën e përditshme të personave me aftësi ndryshe dhe për të inkurajuar njerëzit të kontaktojnë pa frikë, është krijuar një etiketë për komunikimin e përditshëm me personat me aftësi ndryshe.

  1. Më e rëndësishmja, përqendrohuni te personi jo te aftësia ndryshe!
  2. Trajtojeni gjithçka me dinjitet, edhe kur personi ka lëvizje të kufizuara të duarve, përdor një protezë ose është me shikim të dëmtuar!
  3. Përpara se të ndihmoni, gjithmonë pyesni nëse ndihma juaj është e nevojshme. Ndoshta ndihma nuk është e nevojshme, ose është e padëshiruar.
  4. Asnjëherë mos u mbështetni në ndihmën ortopedike të dikujt (karrige me rrota, kornizë për ecje ose paterica). Mjetet ortopedike ndihmëse janë pjesë e dikujt, ndaj bëni kujdes.
  5. Flisni drejtpërdrejt me personin, jo me dikë pranë tij, pra sikur të mos ekzistonte. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur bëhet fjalë për personat me dëmtim të dëgjimit ose shikimit.
  6. Nëse biseda me një person në karrige me rrota zgjat më shumë se disa minuta, uluni në mënyrë që shikimi juaj të jetë në të njëjtën lartësi.
  7. Mos i poshtëroni personat me aftësi fizike ndryshe dhe mos veproni në mënyrë mbrojtëse ndaj tyre, duke i përkëdhelur në shpatull ose në kokë.
  8. Kur i shpjegoni dikujt se në cilin drejtim të shkojë, merrni parasysh sa vijon: distancën, nëse shtegu ka platforma, dhe motin dhe pengesat fizike që mund të vështirësojnë lëvizjen për personat me aftësi fizike ndryshe.
  9. Mos i pengoni fëmijët që t'u bëjnë pyetje personave me aftësi fizike ndryshe, në lidhje me mjetet ndihmëse ortopedike (karrige me rrota, paterica, bastunë ose protezë).
  10. Kur përdoruesi i karriges me rrota transferohet në një karrige, shtrat ose makinë, mos e largoni karrigen me rrota jashtë mundësive të tyre për ta arritut. Nëse duhet të hiqet për ndonjë arsye, pyetni fillimisht përdoruesin. E njëjta gjë vlen edhe për personat që lëvizin me paterica ose kanë proteza.
  11. Është në rregull të përdorësh shprehje si: "shko" ose "le të shkojmë për një shëtitje" kur flet me një përdorues të karriges me rrota. Ajo është menduar si një ftesë për të lëvizur në të njëjtin drejtim.
  12. Disa nga personat që përdorin karrige me rrota kanë aftësi fizike ndryshme. Disa mund të ecin në largësi të shkurtra me ndihmën e patericave. Ata përdorin një karrige me rrota sepse i ndihmon të ruajnë forcën e tyre dhe të lëvizin në mënyrë më efikase në largësi të gjata.
  13. Mos i konsideroni si të sëmurë personat me mjete ndihmëse ortopedike. Mjetet ndihmëse ortopedike kanë funksionin e ndihmës, rregullimit ose kompensimit të funksioneve të dëmtuara të lëvizjes. Disa nga arsyet e përdorimit të mjeteve ndihmëse ortopedike mund të jenë: dëmtime të palcës kurrizore, goditje në tru, amputim, distrofi muskulare, paralizë cerebrale, sklerozë multiple, poliomielit, sëmundje të zemrës, forma të rënda të dukurive reumatike dhe shumë shkaqe të tjera të paaftësisë fizike.
  14. Kujdes nga paragjykimet! Mos i vendosni mjetet ndihmëse ortopedike në një konotacion negativ. Kur një karrige me rrota është e pajisur mirë, dhe kjo sipas përdoruesit, do të thotë që atij i jep lirinë e lëvizjes dhe mundësinë për t'u përfshirë në aktivitetet e përditshme.
  15. Nëse jeni duke folur me një person që ka një çrregullim të të folurit dhe nuk e keni kuptuar mirë, kërkoni që personi të përsërisë veten.
  16. Kur flisni me një person me dëmtim të dëgjimit, drejtohuni drejtpërdrejt tek ai, mos e ngrini zërin ose mos flisni në veshin e tyre. Ai person do të kuptojë shprehjet tuaja të fytyrës, do të lexojë buzët tuaja ose do të përdorë një asistent për t'i përcjellë fjalët tuaja duke përdorur gjuhën e shenjave. Nëse situata ju lejon, mund të shkruani gjithashtu.
  17. Në trafik, respektoni personat me aftësi të kufizuara që drejtojnë makinën dhe kanë një afishe në automjetin e tyre. Rritni largësinë, ulni shpejtësinë dhe jini të kujdesshëm. Shumica janë shoferë të mirë, por me reagime pak më të ngadalta, sepse ngasin me komanda manuale.
  18. Në transportin publik, mos zini vendet e shënuara për personat me aftësi ndryshe. Nëse janë të zënë, ofroni tuajat. Ndihmoni gjithashtu me hipjen dhe zbarkimin.
  19. Mos harroni se personat me aftësi ndryshe kanë përparësi në institucionet publike dhe në të gjitha vendet e tjera.
  20. Mos përkëdheli qentë udhërrëfyes ose kafshë të tjera që ndihmojnë njerëzit me aftësi ndryshe. Ata punojnë.
Shopping Cart