“Lufta për jetën është beteja më e vështirë që fati mund të parashikojë. Në këto momente pasigurie, ju fitoni forcë të paimagjinueshme për t'u ngritur dhe përballuar të gjitha sfidat. Në fund, kur mbaron, e kuptoni se për çfarë keni luftuar, për shëndetin, që nuk ka çmim.” Ja si duket një episod nga jeta e 57-vjeçarit Sherif Sherifi, i cili gjithë jetën ia kushton sportit dhe futboll. Ai thotë që kurrë nuk ka pasur ndonjë problem shëndetësor, deri para 10 vitesh, kur pati dhimbje torturuese në shputë.
„Kisha dhimbje në tabanin e shputës, ishte e vështirë të lëvizja. Kërkova ndihmë dhe mora diagnoza të ndryshme nga mjekët. Më mjekuan me trajtime të ndryshme, por asgjë nuk ndihmoi. Pas një periudhe të caktuar, u shfaq një plagë në këmbë, e cila më vonë u kthye në gangrenë”, shpjegon Sherif.
Pas amputimit dhimbja u zhduk
Pas një periudhe të caktuar trajtimi të pasuksesshëm, mjekët e informojnë që këmba duhej amputuar nën gju.
“Dhimbja ishte e padurueshme dhe kur doktori më tha që ishte i nevojshëm amputimi, unë pranova menjëherë. Unë thjesht doja që dhimbja të pushonte. Kur mbaroi operimi, mbaroi edhe agonia ime.“ - sqaron Sherifi, i cili thotë se në ato momente, familja e tij ishte mbështetja më e madhe për të.
Jam i lumtur që jam pjesë e familjes së madhe të Sllavejit
Pas operimit, të Sherifi filloi rehabilitimin, pas së cilës mori protezën e parë. Ai thotë se e ka pranuar menjëherë dhe sot është sërish aktiv dhe i rikthehet dashurisë së tij më të madhe, futbollit.
“Jetoj njëjtë si më parë. Eci, punoj dhe loz futboll. Askush s’e dallon që kam protezë. I jam falënderues pafundësisht protetistit Sasho Panovit dhe protezave të Sllavejit që ma kthyen lëvizjen. Jam i kënaqur shumë për trajtimin që e marr dhe që janë gjithnjë aty për mua, duke më pritur krahëhapur. Tashmë ndjehem si pjesën e familjes së tyre. Nga një që s’mundej të lëvizte, për disa muaj, jo vetëm që nisa të eci, por edhe të vrapoj. Ata janë më meritorët për këtë që jam sot,” tregon Sherifi, duke shtuar se nëpër këto sfida, bashkëshorten e kishte gjithnjë pranë tij, duke e inkurajuar që të durojë dhe të vazhdojë më tej.
Jeta është e bukur dhe vazhdon më tej
Për fund, ai porosit të gjithë ata që kanë fatin e njëjtë ose të ngjashëm që, çfarëdo që të sjell jeta, duhet ta pranojmë dhe të vazhdojmë të jetojmë me të njëjtin ritëm.
“Derisa kokën e kemi në supe, gjithçka tjetër e jetës tejkalohet. Tani ka proteza bashkëkohore që të mundësojnë funksionim normal. Jeta vazhdoj tutje. Është më e rëndësishme që të keni mjedis të shëndoshë që do t’ju inkurajojë. Përkrahja më e madhe e imja është bashkëshortja ime, të cilës nuk mund t’i dal hakut kurrë.”