Sholla individuale sportive

1.680,00 den

  • Sholla sportive të bëra individualisht, me të gjitha korrigjimet e nevojshme për të shpërndarë në mënyrë optimale peshën në shputë;
  • Thembra është e mbuluar nga sholla dhe për këtë arsye shputa është e baraspeshuar në mënyrë statike;
  • Sipërfaqja e shollës ndjek formën anatomike të shputës, duke siguruar kështu një sipërfaqe më të madhe shkelëse dhe një peshë të baraspeshuar në pjesën e poshtme të shputës;
  • Materiali nga të cilat prodhohen këto sholla është EVALUX që zbatohet në ortopedi, i reziston lagështisë, amortizon dhe përthith goditjet gjatë sportit, duke pakësuar mikrotraumat e shputës dhe të gjunjëve;
  • Karakterizohen nga pesha e vogël (50 gram).

Veçori

  • Korrigjim të harkut të shputës;
  • Shpërndarja ideale biomekanike të peshës gjatë sportit;
  • Marrja e një pjese të trysnisë që ushtron shputa në sipërfaqe;
  • Ulje e stresit në pjesët e shputës që mbajnë peshë;
  • Lehtësim të peshës në shputë, kyçin e këmbës, gju dhe kurriz;
  • Stabilizim të thembrës.

Treguesit mjekësor

  • Metatarsalgia
  • Pes planovalgus,
  • Në rastet kur ka nevojë për shpërndarje biomekanike dhe ulje të trysnisë në pjesë të shputës.

Informacione plotësuese

  • Gjatë përdorimit të këtyre shollave nevojiten këpucë më të rehatshme.
  • Për ta bërë më të lehtë të mësoheni me jastëkët, filloni duke i veshur për një orë në ditë dhe duke e rritur intervalin me një orë për çdo ditë pasuese.
  • Lahen me përbërje të butë detergjenti.
  • Nuk duhet të thahen me burim nxehtësie.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Индивидуални спортски влошки”
Shopping Cart