-
Индивидуални производи
Aparat për nën gju me kyç këmbe dhe sandale metalike (individuale)
2304 | Aparat për nën gju, me kyç këmbe dhe sandale metalike
- Ortozë mekanike që bëhet sipas matjeve individuale nga shiritat metalikë të vendosur në anët e jashtme dhe të brendshme të ortozës;
- Varësisht nga pesha dhe aktiviteti i përdoruesit, shinat metalike mund të jenë prej çeliku ose aliazhi alumini, gjë që e bën ortozën më të lehtë;
- Ndihmon në rastet e shputës së rënë pa pasur parasysh shkaqet;
- Ortoza ka edhe një kyç këmbe mekanike që lidhet me një sandale metalike që mbulon shputën dhe përmes së cilës vihet një këpucë e bërë me porosi;
- Për rehati më të mirë, është i veshur me shajak dhe lëkurë natyrale;
- Përdorimi i këpucëve ortopedike të lidhur për ortoze është i nevojshëm.
-
Индивидуални производи
Aparat korrigjues për kyçin e këmbës (individualisht)
2608 | Aparat korrigjues për korrigjimin e kyçit të këmbës (kaviljes) - Për fëmijë
- Ortoza dinamike për nën gju që bëhet sipas një përmasave individuale. Ka një nyje fleksibile dhe elastike të kyçit të këmbës (kaviljes), e cila lejon kontrollin optimal të kyçit të këmbës dhe shputës.
- Në anën e pasme të ortozës është vendosur nj kufizues me të cilin rregullohet dhe kufizohet lakimi i tepërt i shputës.
- Ofron mbështetje të mirë gjatë deforimit të gishtit të madh të këmbës (valgus) ose varus (anim i kyçit të këmbës).
- Për rehati më të madhe, ka mundësi të veshjes së pjesës së brendshme të ortozës si dhe mundësi të shtimit të një vate (shtrojë) të prodhuar individualisht nën këmbë.
-
Индивидуални производи
Shirit korrigjues për nën gju për korrigjimin e deformiteteve të shputës
2610 | Shirit korrigjues për nën gju për korrigjimin e deformiteteve të shputës
- Ortozë e kyçit të këmbës (AFO), e cila bëhet sipas përmasave individuale, ndihmon në përmirësimin e ecjes duke parandaluar ose kufizuar lëvizjen e padëshiruar të pjesës nën gju dhe të shputës, ndërsa ofron mbështetje për muskujt më të dobët të këmbës.
- Përdoret gjithashtu për të ruajtur pozicionin e kyçeve të këmbëve, për të korrigjuar deformimet dhe për të ndihmuar në uljen e spasticitetit.
- Është prej plastike me mundësi për të veshjes së pjesës e brendshme të ortozës për rehati më të madhe.
-
Антидекубитални перници
Jastëk poliuretani me shkumë memorizimi
3.225,00 den3215 | Jastëk poliuretani me shkumë memorizimi, e mbështjellur me tekstil
Pjesëmarrja: 0%
- Jastëk poliuretani me shkumë memorizimi të krijuar për njerëzit që pjesën më të madhe të kohës e kalojnë ulur.
- Rekomandohet për personat me aftësi ndryshe në karrige me rrota për invalidë.
- Materiali i brendshëm i jastëkut është 100% VISCO.
-
Ortozë fëmijësh
Aparat korrigjues për ijë të ndrydhura (të dala nga vendi) sipas Hilgereinerit, me mekanizëm të përshtatjes së ndrydhjes së jashtme dhe të brendshme
1.260,00 den2601| Aparat korrigjues për ijë të ndrydhura (të dala nga vendi) sipas Hilgereinerit, me mekanizëm të përshtatjes së ndrydhjes së jashtme dhe të brendshme
- E mban ijën në pozitë të rregullt dhe ndihmon për zhvillim normal të ijeve;
- Madhësia përcaktohet nga përmasat e stomakut;
-
Ortozë fëmijësh
Shirit korrigjues për nën gju për korrigjimin e deformiteteve të shputës
2610 | Shirit korrigjues për nën gju për korrigjimin e deformiteteve të shputës
- Ortoza e kyçit të këmbës (AFO), e bërë me porosi;
- Ndihmon në përmirësimin e ecjes duke parandaluar ose kufizuar lëvizjen e padëshiruar të nëngjurit dhe të shputës duke mbështetur muskujt më të dobët të nëngjurit;
- Përdoret për të ruajtur pozicionin e kyçeve të këmbës, për të korrigjuar deformimet dhe për të ndihmuar në uljen e spasticitetit;
- Është prej plastike me mundësi për të veshjes së pjesës e brendshme të ortozës për rehati më të madhe.
-
Колички
Karrige standarde e lehtë me rrota, për invalidë - Eclips X2
30.119,00 den3109 | Karrige me rrota standarde për invalidë
Pjesëmarrja: 0%
- E prodhuar prej alumini, me kornizë të errët dhe goma që i japin pamje moderne dhe bashkëkohore.
- Rrotat përshtaten për të rregulluar qendrën e gravitetit (rëndesën) sipas përdoruesit, duke dhënë më shumë stabilitet ose lëvizshmëri;
- Shpinëza paloset, duke zënë më pak vend gjatë transportit;
- Frerë për ndihmësin: funksion i rëndësishëm që jep siguri gjatë shtytjes të karriges nëpër sipërfaqe të thikta;
- Mbështetëse rrotulluese për këmbë që rregullohen sipas lartësisë dhe hiqen;
- Rrotat e pasme hiqen lehtësisht, pa mjet;
- Mund të ndryshohet lartësia e qëndrimit ulur sipas nevojave të përdoruesit;
- Baraspeshues kundër përmbysjes;
- Ulësja dhe shpinëza janë të prodhuara prej materialit AirFlow që mundëson qarkullim të lirshëm të ajrit.
-
Колички
Karrige standarde e lehtë me rrota, për invalidë – START M2S
30.119,00 den3109 | Karrige me rrota standarde për invalidë
Pjesëmarrja: 0%
- Karrige e lehtë e palosshme që mund të prodhohet individualisht sipas nevojave të përdoruesit;
- E prodhuar prej kornize alumini;
- Lartësia e mbështetëseve të krahëve dhe thellësia e ulëses mund të rregullohen me dorë, pra pa mjete;
- Mund t'i vendoset rrotë në tri pozicione të ndryshme, për të rregulluar qendrën e gravitetit (rëndesën) sipas përdoruesit, duke fituar më shumë stabilitet ose lëvizshmëri;
- Mbështetëset e këmbëve rregullohen sipas lartësisë, rrotullohen dhe hiqen;
- Rrotat e pasme mund të hiqen lehtë, pa ndonjë mjet;
- Fortësia e shpinëzës mund të rregullohet;
- Lehtë për t’u transportuar;
- Baraspeshues kundër përmbysjes;
- Karrigia mund të pajiset individualisht edhe me:
– Mbështetëse për persona me gjymtyrë më të shkurtra të poshtme;
– Mbështetëse që ngrihen sipas lartësisë së këmbëve.