• Колички

    Karrige standarde e lehtë me rrota, për invalidë – D200

    30.119,00 den

    3109 | Karrige me rrota standarde për invalidë

    Pjesëmarrja: 0%

    • Karrige shumëfunksionale e palosshme, prej alumini, me një numër të madh mundësish për rregullim sipas nevojave të përdoruesit;
    • Mbështetëset e krahëve rregullohen sipas lartësisë e thellësisë, si dhe hiqen;
    • Rregullohet këndi dhe lartësia e mbështetëseve të këmbëve, me mundësi për heqjen e tyre;
    • Rrotat e pasme hiqen lehtësisht, pa mjet;
    • Lartësia e ulëses rregullohet në tri pozicione;
    • Ka baraspeshuesokundër përmbysjes.
    Shto në shportë
  • Колички

    Karrige standarde e lehtë me rrota, për invalidë – V200

    30.119,00 den

    3109 | Karrige me rrota standarde për invalidë

    Pjesëmarrja: 0%

    • Karrige e palosshme me rrota, e lehtë, për invalidë, me mundësi personalizimi sipas nevojave të përdoruesit;
    • E prodhuar prej alumini;
    • Mbështetëset e këmbëve rregullohen sipas lartësisë, rrotullohen dhe hiqen;
    • Rrotat e pasme mund të hiqen lehtë, pa ndonjë mjet;
    • Frerë alumini;
    • Thellësia e ulëses rregullohet në dy pozicione;
    • Lartësia e ulëses rregullohet në katër pozicione;
    • Këndi i ulëses rregullohet në pesë pozicione;
    • Lartësia dhe thellësia e mbështetëseve të krahëve rregullohen në tri pozicione;
    • Baraspeshues kundër përmbysjes.
    Shto në shportë
  • Колички

    Karrige standarde e lehtë me rrota, për invalidë – V300

    30.119,00 den

    3109 | Karrige me rrota standarde për invalidë

    Pjesëmarrja: 0%

    • Karrige e palosshme për përdorim afatgjatë, me mundësi për rregullim individual;
    • E prodhuar prej alumini;
    • Ka mbështetëse rrotulluese për këmbë që rregullohen sipas lartësisë dhe hiqen;
    • Mbështetëset e krahëve rregullohen sipas lartësisë, thellësisë dhe hiqen;
    • Xhep nën ulëse, për telefon celular;
    • Mund t'i vendoset rrotë në tri pozicione të ndryshme, për të rregulluar qendrën e gravitetit (rëndesën) sipas përdoruesit, duke fituar më shumë stabilitet ose lëvizshmëri;
    • Rrotat e pasme hiqen lehtësisht, pa mjet;
    • Baraspeshues kundër përmbysjes.
    Shto në shportë
  • Ortozë fëmijësh

    Aparat korrigjues për korrigjimin e kyçit të këmbës (kaviljes) - Për fëmijë

    2608 | Aparat korrigjues për korrigjimin e kyçit të këmbës (kaviljes) - Për fëmijë

    • Оrtozë dinamike e nëngjurit që bëhet sipas përmasave individuale. Ka një kyç fleksibël dhe elastik të integruar, i cili mundëson kontrollin optimal të kyçit të këmbës dhe të shputës;
    • Në anën e pasme të ortozës është integruar një kufizues që rregullon uljen e tepërt të këmbës.;
    • Ofron mbështetje të mirë për paqëndrueshmërinë në valgus ose varus (anim i kyçit të këmbës);
    • Për rehati më të madhe, ekziston mundësia e veshjes së pjesës së brendshme të ortozës si dhe mundësia e shtimit të një shtroje të prodhuar individualisht nën këmbë;
    • Bëhet sipas përmasave individuale.
    Shto në shportë
  • Ortozë fëmijësh

    Pajisja e ecjes Atalanta për ijë të ndrydhura

    2605 | Pajisja e ecjes Atalanta për ijë të ndrydhura

    • Ortozë që përmirëson qëndrueshmërinë e ijëve duke mbështetur dhe pozicionuar ato në një pozicion optimal pasi lejon një gamë të kontrolluar të lëvizjes;
    • Nyjet formë topthi në pjesën e poshtme të këmbëve dhe nyjet anësore të ijëve lejojnë lëvizje të kontrolluara;
    • Mund të përdoret pas operacionit për të ruajtur pozicionin e korrigjuar kirurgjik ose për të siguruar funksionin maksimal të pacientit gjatë jetës së përditshme;
    • Përmirësimi i shtrirjes së ijës nxit shtrirjen e duhur acetabular dhe femoral dhe redukton mundësinë e subluksimit dhe dislokimit.
    Shto në shportë
  • Индивидуални производи

    Aparat plastik për mbi gju, me kyç gjuri dhe kyç këmbe

    2105 | Aparat plastik për mbi gju, me kyç gjuri dhe kyç këmbe

    • Ortozë individuale që bëhet sipas gjurmëve të pacientit;
    • Është prej polipropileni, i përforcuar anash me shina metalike prej aliazhi alumini;
    • Sipas gjendjes së përdoruesit, treguesve për përdorimin e tij dhe qëllimin e trajtimit, ortoza me kyç në gju mund të bëhet me ose pa frerë;
    • Nëse nevojitet mbështetje lumbale, bëhet së bashku me një korse plastike dhe kyç në zonën e ijëve;
    • Për shkak të materialeve të përdorura për prodhimin e saj, karakterizohet nga pesha më e lehtë;
    • Për rehati më të mirë, është e veshur me materiale të buta sfungjeri që nuk përthithin djersën dhe lagështinë, gjë që përmirëson mirëmbajtjen e higjienës;
    • Mund të bëhet i laminuar me fibër karboni, duke e bërë ortozën edhe më të lehtë dhe më të fortë.
    Shto në shportë
  • Ortozë fëmijësh

    Aparat korrigjues për mbi gju me sandale metalike për korrigjimin e varusit ose valgusit

    2607 | Aparat korrigjues për mbi gju me sandale metalike për korrigjimin e varusit ose valgusit

    • Ortoza përdoret për të korrigjuar deformimin valgus ose varus të gjunjëve;
    • Vepron me presion anësor në kyçin e gjurit te fëmijët në rritje, nga ana ku është e nevojshme, varësisht nëse këmbët janë O apo X;
    • Është bërë prej një shirit metalik me pelotë plastike për mbështetje në pjesën e sipërme të këmbës dhe një shirit plastik për këmbën që përdoren si pika mbështetëse;
    • Ka një jastëk gjuri të fashuar përmes së cilës ushtrohet presion në gju.
    Shto në shportë
  • Индивидуални производи

    Longetë korrigjuese për mbi gju që korrigjon kontrakturat në gju dhe kyç të këmbës

    2609 | Longetë korrigjuese për mbi gju që korrigjon kontrakturat në gju dhe kyç të këmbës

    • Ortozë individuale e bërë prej polietileni sipas gjurmëve të pacientit;
    • Ortoza mundëson pozicionimin e këmbës sipas kërkesës për parandalimin e lëvizjeve të padëshirueshme;
    • Parandalon formimin e kontrakturave sidomos gjatë gjumit;
    • E mbështjellë me material të butë sfungjeri për rehati më të mirë dhe që nuk përthith djersë dhe lagështi;
    • Vihet dhe hiqet lehtësisht falë shiritave ngjitës që e bën të lehtë për mirëmbajtje higjiene.
    Shto në shportë
Shopping Cart