Historia
Qendra për ortotikë dhe protetikë SLLAVEJ SHA Shkup është kompani e themeluar dhe që ka filluar me punë në vitin 1949, me qëllim që në atë kohë t’i pajisë me ndihmesa ortopedike personat me nevoja të veçanta, viktimë të pasojave të Luftës së Dytë Botërore.
Me kalimin e kohës, kompania tregoi zhvillim të përshpejtuar dhe u rrit në çdo segment të punës së saj.
Duke u përshtatur me kushtet e atëhershme shoqërore dhe ekonomike që kërkuan kalimin e kompanisë nga pronësia shtetërore në atë private, e njëjta u transformua në vitin 2000 në shoqatë aksionare me 100% kapital privat.
Nëpër vitet që pasuan, Qendra për ortotikë dhe protetikë SLLAVEJ SHA Shkup çdoher u udhëhoq nga synimi për përparim të vazhdueshëm, me punë ekipore personale, duke përcjellur teknologjitë më bashkëkohore dhe zbatimin e tyre në procesin e tërësishëm të punës dhe duke krijuar kuadro me cilësi të lartë u ngrit në një kompani lidere në sferën e ortotikës dhe protetikës, posaçërisht në aspektin e prodhimeve individuale të ndihmesave ortopedike të prodhuara për nevojat sipas masës të secilit individ të goditur nga cilado kategori e invaliditetit trupor.
Qendra për ortotikë dhe protetikë SLLAVEJ SHA Shkup gjatë punës, bashkë me klientët e saj mësoi dhe siguroi përvojë me ndihmën e së cilës u ndihmon edhe pacientëve me raste më të posaçme të invaliditetit, duke mos lënë pas dore edhe kategoritë më të lehta të personave me nevojë për ndihmesë ortopedike, e njëkohësisht u përfshi në mënyrë aktive edhe në pjesën e parandalimit të shtrembërimeve te popullsia e re.
Qendra për ortotikë dhe protetikë SLLAVEJ SHA Shkup, përpos prodhimit të saj, ka në dispozicion një përzgjedhje të pasur të prodhimeve të gatshme të ndihmesave më të llojllojshme ortopedike me cilësi të vërtetuar të blera nga prodhues me famë botërore.
Qendra për ortotikë dhe protetikë SLLAVEJ SHA Shkup, përpos prodhimit të saj, ka në dispozicion një përzgjedhje të pasur të prodhimeve të gatshme të ndihmesave më të llojllojshme ortopedike me cilësi të vërtetuar të blera nga prodhues me famë botërore.
Vizioni ynë
Vizioni ynë është që të punojmë të përkushtuar, në marrëdhënie profesionale dhe të përgjegjshme. Të zhvillojmë si kompani me orientim zhvillimor, me pozitë stabile tregtare, e hapur ndaj tregjeve të reja dhe partnerëve të rinjë, që prodhon dhe ofron ndihmesa ortopedike me cilësi mët ë lartë, duke zbatuar teknologjitë më bashkëkohore prodhuese dhe standarde afariste.
Ta ngritim SLLAVEJ-in në lider rajonal dhe të krijojmë mjedis pune ku të punësuarit me kënaqësi dhe të angazhuar do të punojnë në realitimin e qëllimeve të vendosura.
Misioni ynë
Ta ngritim SLLAVEJ-in në lider rajonal dhe të krijojmë mjedis pune ku të punësuarit me kënaqësi dhe të angazhuar do të punojnë në realitimin e qëllimeve të vendosura.
E domosdoshme është mbrojtja e interesave të konsumatorëve, partnerëve afaristë, të punësuarve dhe aksionarëve.
Përcaktimi bazë është kujdesi për shëndetind he cilësia e jetës të secilit njeri, sistemin e sigurimit shëndetësor dhe mjedisit jetësor.
Ekipi menaxhues
Goran Caloski
Drejtori
Verche Dodovska
Shefi i Tregtisë
Gjorgji Stanishevski
Shef i Protetikës dhe Ortotikës
Mirjana Georgievska
Shefi i Departamentit të Financës
Borche Stojkov
Menaxher i cilësisë
Jemi lider në sferën e ortotikës dhe protetikës në Maqedoni dhe të udhëhequr nga standardet për cilësi krijojmë traditë mbi 66 vjeçare për kundes për lëvizshmëri, pavarësi, vetëbesim, mirëqenie dhe cilësi të jetesës për klientët tanë, që pasqyrohet edhe në moton tonë:
”partner në lëvizje”
Historiku i kompanisë
- 1949 - Themelimi I kompanisë
- 1952 - Ndarja e kompanisë nga “Рудо Белград”
- 1970 - Shpërngulja e kompanisë në një ndërtesë krejtësisht të re
- 1990 - Fillimi I procesit të privatizimit të kompanisë
- 1999- Fillimi I procesit të privatizimit të kompanisë
- 2007- Kompletimi i plotë i procesit të privatizimit të kompanisë
- 2014- Zbatimi i tekmologjisë më bashkëkohore CNC në procesin prodhues
- 2016- Zbatimi i linjës së saj të prodhimeve serike të ndihmesave me fashatim (me bandazh)