Agilium Reactive është një ortozë e fortë e gjurit e krijuar për të lehtësuar dhe stabilizuar gjurin, e posaçërisht për pacientët me varus ose valgus të gjurit;
Pacientët me një deformim varus (këmbët në formë harku ose këmbët "O") vuajnë më së shumti nga dhimbjet në pjesën e brendshme të gjurit, ndërsa një deformim valgus (prekja e gjunjëve ose këmbët "X") shpesh çon në simptoma në pjesën e jashtme të gjurit;
Me mekanizmin e tij të lehtësimit të vendosur afër kyçit, kjo ortozë mundëson lehtësimin e kyçit të gjurit;
Parimi i lehtësimit të presionit me 3 pika e mban kyçin në pozicionin e duhur, duke parandaluar lëvizjen e këmbës anash: presioni në anën e dhimbshme të kyçit zvogëlohet;
Me çdo hap rritet lëvizshmëria dhe aktiviteti i pacientit;
Ortoza është bërë nga një kornizë e lehtë alumini, e cila lejon mbajtje të rehatshme edhe nën veshje.
Pjesët e buta të ortozës janë prej materiali që nuk rrëshqet;
Kufizon shkallën e lëvizjes dhe parandalon lëvizje të padëshiruara;
Pengon tejzgjatjen;
Mundëson lëvizshmëri të hershme pas ndërhyrjes operacionale;
E prodhuar nga një legurë e lehtë dhe e qëndrueshme alumini që ofron siguri gjatë mbajtjes së ortozës;
Shiritët rrethor mundësojnë mbrojtje nga rrëshqitja e ortozës;
Shiriti nën gju ka jastëk të posaçëm anatomik që parandalon rrotullime të padëshiruara të ortozës;
Falë dizajniz bashkëkohor, ka mundësi të përcaktimit të gjërësisë, duke shtuar ose hequr unazat e posaçme të distancës që është veçanërisht e rëndësishme në rastet kur ka ënjtje;