-
Ijë
Ortozë neopreni për ije
3.382,00 den- Siguron shtrëngim të indeve të buta përreth ijës;
- Siguron ngrohtësi, mbrojtje dhe mbështetje të indeve të buta përreth ijës;
- Prodhohet nga neopreni dyfish i endur dhe i vrimëzuar që mundëson depërtim të ajrit. Falë kanaleve të ajrit të materialit të neoprenit, zvogëlohet djersitja e tepërt pa humbur temperaturën trupore;
-
Ijë
Ortozë për ije, e lëvizshme (koksitis)
20.360,00 den- Prodhohet nga materiali i plastikës, e mbështjellur me një bazë të butë dhe të rehatshme dhe me paftë metalike, me mundësi të rregullimti individual;
- Mundësi për kufizimin e lëvizjes me ndihmën e rregullatorit të këndit;
- Pengon përdredhjen;
- E stabilizon kyçin e ijës.
-
Индивидуални производи
Aparat plastik për mbi gju, me kyç gjuri dhe kyç këmbe
2105 | Aparat plastik për mbi gju, me kyç gjuri dhe kyç këmbe
- Ortozë individuale që bëhet sipas gjurmëve të pacientit;
- Është prej polipropileni, i përforcuar anash me shina metalike prej aliazhi alumini;
- Sipas gjendjes së përdoruesit, treguesve për përdorimin e tij dhe qëllimin e trajtimit, ortoza me kyç në gju mund të bëhet me ose pa frerë;
- Nëse nevojitet mbështetje lumbale, bëhet së bashku me një korse plastike dhe kyç në zonën e ijëve;
- Për shkak të materialeve të përdorura për prodhimin e saj, karakterizohet nga pesha më e lehtë;
- Për rehati më të mirë, është e veshur me materiale të buta sfungjeri që nuk përthithin djersën dhe lagështinë, gjë që përmirëson mirëmbajtjen e higjienës;
- Mund të bëhet i laminuar me fibër karboni, duke e bërë ortozën edhe më të lehtë dhe më të fortë.
-
Индивидуални производи
Longetë korrigjuese për mbi gju që korrigjon kontrakturat në gju dhe kyç të këmbës
2609 | Longetë korrigjuese për mbi gju që korrigjon kontrakturat në gju dhe kyç të këmbës
- Ortozë individuale e bërë prej polietileni sipas gjurmëve të pacientit;
- Ortoza mundëson pozicionimin e këmbës sipas kërkesës për parandalimin e lëvizjeve të padëshirueshme;
- Parandalon formimin e kontrakturave sidomos gjatë gjumit;
- E mbështjellë me material të butë sfungjeri për rehati më të mirë dhe që nuk përthith djersë dhe lagështi;
- Vihet dhe hiqet lehtësisht falë shiritave ngjitës që e bën të lehtë për mirëmbajtje higjiene.
-
Индивидуални производи
Aparat plastik për mbi gju me kyç për gju dhe këmbë (individualisht), i lidhur me korse për kifozë ose skoliozë – lloj plastik TLSO (individualisht)
2105 во спој со 2506 | Aparat plastik për mbi gju me kyç për gju dhe këmbë (individualisht), i lidhur me korse për kifozë ose skoliozë – lloj plastik TLSO (individualisht)
- Ortozë individuale prej materiali termoplastik me shina metalike të lehta dhe të forta, të vendosura paralelisht me boshtin gjatësor të gjymtyrës për mbështetje, stabilizim dhe shkarkim;
- Ka shirita ngjitës fiksim dhe kyç në ijë, gju dhe kyçin e këmbës që kufizojnë përkuljen dhe zgjatimin dhe mund të jenë të lirë ose të kyçur;
- Lidhet me me ortozë të ngurtë lumbale të bërë individual prej materiali termoplastik;
- I menduar për lëndime apo sëmundje të shtyllës kurrizore për të kufizuar lëvizjet në këtë segment dhe për të mundësuar stabilizim.
*Kur nevojitet kjo lloj pajisjeje, përshkruhet detyrimisht kështu:
-Dy certifikata me shifrën 2105 Aparat plastik për mbi gju me nyje në gju dhe kyç të këmbës, për këmbën e majtë dhe të djathtë dhe
-Një vërtetim me shifrën 2506 Korse e llojit plastik për kifozë ose skoliozë tip TLSO.
-
Индивидуални производи
Aparat për mbi gju, me kyç në ijë dhe kyç në gju, me yzengji të ngjitur për këpuce
2103 | Aparat për mbi gju, me kyç në ijë dhe kyç në gju, me yzengji të ngjitur për këpuce
- Ortozë individuale e bërë nga shina metalike të vendosura në anët e jashtme dhe të brendshme të këmbëve, të bashkuara me kyç ortotik modular për ijën dhe gjurin;
- Bëhet me korse lumbale ose rrip për shkak të bashkimit me nyjën e ijëve;
- Në varësi të peshës dhe të aktivitetit të përdoruesit, shinat metalike mund të jenë prej çeliku ose aliazhi alumini, duke e bërë ortozën më të lehtë;
- Sipas gjendjes së përdoruesit, treguesve për përdorimin e tij dhe qëllimin e trajtimit me ortozë, me kyç në ijë dhe në gju, mund të bëhet me ose pa frerë;
- Lidhja me këpucën bëhet me një yzengji metalike që ngjitet për taken e këpucës dhe që merr rolin e kyçit të këmbës;
- E mbështjellë me shajak dhe lëkurë natyrale që të jetë më e rehatshme. Përdorimi i këpucëve ortopedike të lidhur për ortoze është i nevojshëm.
* Prodhohet e ngjitur për këpuce ortopedike:
– Shifra e FSShM 4107 te ortoza për njërën këmbë dhe
– Shifra e FSShM 4108 te ortoza për të dy këmbët.
Nevojitet Vërtetim i posaçëm për pajisje ortopedike.
-
Индивидуални производи
Aparat për mbi gju me kyç të frenuar ose të pafrenuar në gju, me yzengji të ngjitur për këpuce
2101 | Aparat për mbi gju me kyç të frenuar ose të pafrenuar në gju, me yzengji të ngjitur për këpuce
- Ortozë individuale e bërë nga shina metalike të vendosura në anët e jashtme dhe të brendshme të këmbëve, të bashkuara me kyç ortotik modular për gju;
- Në varësi të peshës dhe të aktivitetit të përdoruesit, shinat metalike mund të jenë prej çeliku ose aliazhi alumini, duke e bërë ortozën më të lehtë;
- Sipas gjendjes së përdoruesit, treguesve për përdorimin e tij dhe qëllimin e trajtimit me ortozë, me kyç në gju, mund të bëhet me ose pa frerë;
- Lidhja me këpucën bëhet me një yzengji metalike që ngjitet për taken e këpucës dhe që merr rolin e kyçit të këmbës;
- E mbështjellë me shajak dhe lëkurë natyrale që të jetë më e rehatshme;
- Përdorimi i këpucëve ortopedike të lidhur për ortoze është i nevojshëm.
* Prodhohet e ngjitur për këpuce ortopedike:
– Shifra e FSShM 4107 te ortoza për njërën këmbë dhe
– Shifra e FSShM 4108 te ortoza për të dy këmbët.
Nevojitet Vërtetim i posaçëm për pajisje ortopedike.
-
Индивидуални производи
Aparat për mbi gju me kyç të frenuar ose të pafrenuar
2102 | Aparat për mbi gju me kyç të frenuar ose të pafrenuar
- Ortozë individuale e bërë nga shina metalike të vendosura në anët e jashtme dhe të brendshme të këmbëve, të bashkuara me kyç ortotik modular për gju;
- Në varësi të peshës dhe të aktivitetit të përdoruesit, shinat metalike mund të jenë prej çeliku ose aliazhi alumini, duke e bërë ortozën më të lehtë;
- Sipas gjendjes së përdoruesit, treguesve për përdorimin e tij dhe qëllimin e trajtimit me ortozë, me kyç në gju, mund të bëhet me ose pa frerë;
- Ortoza ka edhe kyç këmbe mekanike që ngjitet me sandalen metalike që përfshin shputën, mbi të cilën vishet këpuca e bërë sipas përmasave;
- E mbështjellë me shajak dhe lëkurë natyrale që të jetë më e rehatshme;
- Përdorimi i këpucëve ortopedike të lidhur për ortoze është i nevojshëm.