-
Ortozë fëmijësh
Pajisje korrigjuese për ijët e ndrydhura sipas Pavlikut
1.464,00 den- Aparati korrigjues sipas Pavlikut përdoret në trajtimin e displazisë dhe dislokimit kongjenital të ijëve te foshnjat;
- Projektuar posaçërisht për të vendosur kokën e femurit në acetabulum, duke arritur përkulje dhe abduksion të moderuar;
- Ijët i vendosin në një pozicion natyral dhe ndihmojnë rritjen dhe zhvillimin normal të tyre.
-
Ortozë fëmijësh
Ortoza e përkuljes dhe e abduksionit – Tubingen
6.633,00 den- Tubingen – ortozë abduksioni dhe përkuljeje e kofshëve që lejon ijët e fëmijës suaj të rriten siç duhet;
- Displazia kongjenitale e ijëve është një zhvillim i vonuar i folesë së ijës;
- Me ortozën e abduksionit dhe të përkuljes Tubingen, ijët e fëmijës suaj vendosen në një pozicion përkuljeje në një kënd më të madh se 90° dhe këmbët shtrihen në një kënd prej 30° dhe 45°;
- Nuk kufizon lirinë e lëvizjes dhe siguron një qëndrim natyral të trupit – pozicionin që ka fëmija në mitër;
- E thjeshtë në përdorim dhe fëmija mësohet lehtësisht me ortozën;
- Shërim i besueshëm (i konfirmuar në më shumë se 250,000 të sapolindur);
- Ortoza është projektuar për t'u veshur gjatë të gjitha aktiviteteve (fjetja, ngasje me veturë në ndenjësen e fëmijës ose përdorimi i pishinës).
-
Ortozë fëmijësh
Rrip për herni në kërthizë, për foshnje
933,00 den- Ofron mbështetje, kurse me jastëkun bën trysni dhe ndihmon që hernia të kthehet në pozicionin paraprak;
- Prodohet nga një pëhurë elastike e thurur me fije pambuku;
- Madhësi e përgjithshme;
-
Ortozë fëmijësh
Shirit korrigjues për nën gju për korrigjimin e deformiteteve të shputës
2610 | Shirit korrigjues për nën gju për korrigjimin e deformiteteve të shputës
- Ortoza e kyçit të këmbës (AFO), e bërë me porosi;
- Ndihmon në përmirësimin e ecjes duke parandaluar ose kufizuar lëvizjen e padëshiruar të nëngjurit dhe të shputës duke mbështetur muskujt më të dobët të nëngjurit;
- Përdoret për të ruajtur pozicionin e kyçeve të këmbës, për të korrigjuar deformimet dhe për të ndihmuar në uljen e spasticitetit;
- Është prej plastike me mundësi për të veshjes së pjesës e brendshme të ortozës për rehati më të madhe.
-
Ortozë fëmijësh
Aparat korrigjues për korrigjimin e kyçit të këmbës (kaviljes) - Për fëmijë
2608 | Aparat korrigjues për korrigjimin e kyçit të këmbës (kaviljes) - Për fëmijë
- Оrtozë dinamike e nëngjurit që bëhet sipas përmasave individuale. Ka një kyç fleksibël dhe elastik të integruar, i cili mundëson kontrollin optimal të kyçit të këmbës dhe të shputës;
- Në anën e pasme të ortozës është integruar një kufizues që rregullon uljen e tepërt të këmbës.;
- Ofron mbështetje të mirë për paqëndrueshmërinë në valgus ose varus (anim i kyçit të këmbës);
- Për rehati më të madhe, ekziston mundësia e veshjes së pjesës së brendshme të ortozës si dhe mundësia e shtimit të një shtroje të prodhuar individualisht nën këmbë;
- Bëhet sipas përmasave individuale.
-
Ortozë fëmijësh
Pajisja e ecjes Atalanta për ijë të ndrydhura
2605 | Pajisja e ecjes Atalanta për ijë të ndrydhura
- Ortozë që përmirëson qëndrueshmërinë e ijëve duke mbështetur dhe pozicionuar ato në një pozicion optimal pasi lejon një gamë të kontrolluar të lëvizjes;
- Nyjet formë topthi në pjesën e poshtme të këmbëve dhe nyjet anësore të ijëve lejojnë lëvizje të kontrolluara;
- Mund të përdoret pas operacionit për të ruajtur pozicionin e korrigjuar kirurgjik ose për të siguruar funksionin maksimal të pacientit gjatë jetës së përditshme;
- Përmirësimi i shtrirjes së ijës nxit shtrirjen e duhur acetabular dhe femoral dhe redukton mundësinë e subluksimit dhe dislokimit.
-
Ortozë fëmijësh
Imobilizues gjuri për fëmijë
2.030,00 den- Imobilizues gjuri për fëmijë që përdoret në situata që kërkojnë stabilizim të gjurit dhe shtrirje të plotë (pozicioni vertikal 180°);
- Shiritat metalikë vendosen anash dhe në anën e pasme të imobilizuesit;
- Ofron imobilizim pas operacionit të ligamentit të gjurit;
- Mund të përdoret edhe për mbështetje dhe stabilizim gjatë ecjes, në rastet e gjymtyrëve të poshtme spastike ose paralizës;
- Ortoza eshte prej sfungjeri me trashësi 6 mm dhe e veshur në brendësi me material;
- Ka përshkueshmëri të lartë të ajrit, fleksibilitet dhe siguron kompresim të lartë.
-
Ortozë fëmijësh
Aparat korrigjues për mbi gju me sandale metalike për korrigjimin e varusit ose valgusit
2607 | Aparat korrigjues për mbi gju me sandale metalike për korrigjimin e varusit ose valgusit
- Ortoza përdoret për të korrigjuar deformimin valgus ose varus të gjunjëve;
- Vepron me presion anësor në kyçin e gjurit te fëmijët në rritje, nga ana ku është e nevojshme, varësisht nëse këmbët janë O apo X;
- Është bërë prej një shirit metalik me pelotë plastike për mbështetje në pjesën e sipërme të këmbës dhe një shirit plastik për këmbën që përdoren si pika mbështetëse;
- Ka një jastëk gjuri të fashuar përmes së cilës ushtrohet presion në gju.