-
Ortozë fëmijësh
Aparat korrigjues për mbi gju me sandale metalike për korrigjimin e varusit ose valgusit
2607 | Aparat korrigjues për mbi gju me sandale metalike për korrigjimin e varusit ose valgusit
- Ortoza përdoret për të korrigjuar deformimin valgus ose varus të gjunjëve;
- Vepron me presion anësor në kyçin e gjurit te fëmijët në rritje, nga ana ku është e nevojshme, varësisht nëse këmbët janë O apo X;
- Është bërë prej një shirit metalik me pelotë plastike për mbështetje në pjesën e sipërme të këmbës dhe një shirit plastik për këmbën që përdoren si pika mbështetëse;
- Ka një jastëk gjuri të fashuar përmes së cilës ushtrohet presion në gju.
-
Ortozë fëmijësh
Longetë korrigjuese për mbi gju që korrigjon kontrakturat në gju dhe kyç të këmbës
2609 | Longetë korrigjuese për mbi gju që korrigjon kontrakturat në gju dhe kyç të këmbës
- Ortozë individuale e bërë prej polietileni sipas gjurmëve të pacientit;
- Ortoza mundëson pozicionimin e këmbës sipas kërkesës për parandalimin e lëvizjeve të padëshirueshme;
- Parandalon formimin e kontrakturave sidomos gjatë gjumit;
- E mbështjellë me material të butë sfungjeri për rehati më të mirë dhe që nuk përthith djersë dhe lagështi;
- Vihet dhe hiqet lehtësisht falë shiritave ngjitës që e bën të lehtë për mirëmbajtje higjiene.
-
Ortozë fëmijësh
Pajisja Twister për korrigjimin e abduksionit dhe aduksionit
2606 | Pajisja Twister për korrigjimin e abduksionit dhe aduksionit
- Pajisja ortopedike e Twister përbëhet nga një brez legeni, çorape për derotatorë me një kavo çeliku derotimi dhe lidhëse këpucësh që lejojnë korrigjimin e rrotullimit të këmbës gjatë lëvizjes dhe rritjes së përdoruesit;
- Korrigjon çekuilibrin ndërmjet muskujve të brendshëm rrotullues të ijës dhe muskujve të qafës së femurit.
- Gjatë përdorimit të ortozës, lëvizja e përdoruesit është e lirë.
* Prodhohet e ngjitur për këpuce ortopedike:
– Kodi FSSHM 4107 në ortozë për një këmbë dhe
– Kodi FSSHM 4108 për ortoza për të dy këmbët.
Nevojitet Vërtetim i posaçëm për pajisje ortopedike.