EXOPULSE MOLLI MË NDIHMOI TË KONTROLOJ SIMPTOMAT E MULTI SKLEROZËS

Askush nuk zgjedh të ketë multi sklerozë, por mund të zgjedhë se si të jetojmë me këtë diagnozë. Tregimet e njerëzve që ecin në jetë me forcën dhe këmbënguljen e tyre paraqesin shembull dhe frymëzim të përditshëm për ne.

Qe 12 vjet e administroj sëmundjen mirë

Një nga ta është Borche Stojkov që arrin të tejkalojë të gjitha vështirësitë dhe sfidat të cilat i sjell diagnoza e multi sklerozës. Për të ishte tronditje kur iu zbulua kjo para 12 vjetësh, mirëpo e pranoi shpejtë dhe siç thotë, e administron me sukses ndër vite.

Gjithçka filloi kur befas fillova të humb forcën në duar dhe krahë, Me që merresha me sport, në fillim mendova se bëhet fjalë për ndezje muskujsh. Por, me përkeqësimin e mëtejmë të shëndetit tim, kuptova që nuk bëhet fjalë për ndezje të zakonshme, mirëpo për diçka më serioze. Fillova të humbja forcën, ndërkaq lëvizjet m’u kufizuan shumë,” sqaron Borçja, duke shtuar se multi skleroza është sëmundje me njëmijë fytyra.Është e ndryshme te secili dhe përpjekjet duhet t’i bëjnë vet. Sipas tij, sa më shpejt që përballeni me multi sklerozën, aq më mirë për ju.

Ka simptoma të padukshme, lodhje, çrregullim baraspeshe. Sado që orvatem që të ushtroj, mund të ecë 25 minuta, pastaj fillojnë problemet në këmbë. Që të ecë 50 metër, harxhoj energji dhe mund sikur të isha i shëndoshë e të vrapoja 100 metër. Që të ngjitem një metër, harxhoj energji sikur të jem i shëndoshë e të ngjitem pesë kate. Patjetër të mendoj si të ecë. Nëse nuk e ngre këmbën mjaftueshëm, mund të ecë e të rrëzohem.

Exopulse molli më ndihmoi që të lëviz lirshëm përsëri

Çdo çast të lirë e shfrytëzon për të hulumtuar barna të reja, trajtime për multi sklerozën. Tashmë disa muaj shfrytëzon edhe kostumin revolucionar Exopulse Mollii.

Një shpikje e re interesante është kostumi Exopulse Molli“. Mund të pohoj personalisht që ka efekte të shkëlqyera. Punon sipas parimit të elektrostimuluesve të neuroneve të muskujve të nevojshëm. Pas tri trajtimeve të para ndjeva përmirësim në të gjitha aftësitë fizike deri 20%. Me kostumin lëviz më lehtë këmbën e majtë, u ndjeva më energjik, m’u përmirësua gjendja dhe baraspesha”, tregon Borçja i cili shton se kostumin do ta shfrytëzojë gjatë tërë jetës dhe inkurajon të gjithë ata që kanë multi sklerozë që ta provojnë.

Falë kostumit, jeta e tij ndryshoi. Tashmë nuk ka ngërçe që shfaqeshin gjatë natës, të shoqëruara me dhimbje të mëdha. Siç thotë ai, sot në jetë “noton” me shpejtësi më të vogël, sepse kuptoi që shëndeti është më i rëndësishëm.

Një pjesë e madhe e prirjeve që lidhen me aktivitetin fizik tashmë kanë ndryshuar. Nuk vrapoj, nuk bëj ski, nuk luaj basketboll. Njeriu duhet të jetë i vetëdijshëm dhe të pranojë fatin, të merret me aktivitete të tjera. Mbeta fizikisht aktiv aq sa mundem. Për këto 12 vjet, arrita që gjendjen time dhe përgatitjen fizike ta ruaj sikur para 12 vjetëve, me ushtrime të shumta dhe me mënyrën e të ushqyerit”, sqaron Borçja i cili në fund shton që i shmang gjendjet stresuese ndaj të cilave mund të ndikojë me një fjalë: “mundohem t’i shoh gjërat e bukura të të jetuarit.

Shopping Cart