++389 (0) 2 3217 633

Shtupat ortopedike

Shtupat ortopedike

Mënyra bashkëkohore e jetesës (lëvizje e pakësuar, këpucë jocilësore, ecje dhe aktivitete sportive në dysheme të forta, rritje e ngarkesës) janë shkaqet e mikrotraumave të shputave që më tutje barten te gjunjtë, ijët  dhe kurriz.

Me zgjedhjen tonë të shtupave ortopedike e ulin stresin e shputës dhe e mbrojmë sistemin e lëvizjes.

Shputat përshtaten krejtësisht individualisht.

Shtupat ndahen në katër lloje bazë, përmirësuese, plotësuese, mbështetëse, për lehtësim dhe shtupa sportive ortopedike.

 

Tregues për shtupat ortopedike

Pes Planovalgus – Shputa e sheshtë (rrafshët) është një shtrembërim i natyrës biomekanike dhe muskulaturës hipotonike të shputës. Është befasuese që një përqindje e madhe e popullsisë e kanë gjendjen e shputës së sheshtë apo të rrafshët.

Pes excavates-Pes Cavus – Gjendja e përfituar ose e trashëguar e shputës që është rezultat i hipertonusit të fleksorëve të shputës në pjesën e përparme të shputës që manifeston hark gjatësie të shputës që nuk puqen me bazën.

Calcar calcanei – Kalcifikat (çapua) i pjesës së pasme të thembrës në pjesën ku lidhet gilci.

Diabetes Mellitus – Shputa diabetike është njëra nga ndërlikimet më të shpeshta që shfaqen dhe është pasojë e rritjes së pranisë së sheqerit në gjak.

Metatarzalgjia – Metatarzalgjia e Mortonit – manifestohet me një shfaqje të papritur të dhimbjes në pjesën e përparme të shputës, kryesisht gjatë aktiviteteve.

 

Efektet nga shfrytëzimi i shtupave ortopedike

  • Korigjimi i harkut të shputës;
  • Shpërndarje ideale biomekanike e ngarkesës;
  • Ulje e trysnisë dhe tendosjes së pjesëve të ngarkuara të shputës;
  • Përthitje të një pjese të forcave gjatë hapërimit;
  • Parandalimi i lodhjes dhe përpjekjes;
  • Stabilizim të thembrës

Shtupat ortopedike

 

 

09/08/2017 Arsimi