++389 (0) 2 3217 633

Programi i fashave

Programi i fashave

Çorapet mjekësore shtrënguese mund të shfrytëzohen te venat e nxezura sipërfaqësore, trombozat e thella venoze, si edhe pas ndërhyrjes operacionale përfshi problemet me edema limfatime. Terapia shtrëmnguese ndihmon në atë mënyrë që bën trysni të jashtme në një pjesë të caktuar të trupit, e me këtë rritet qarkullimi venoz dhe limfatik, ulen ënjtjet dhe dhimbjet. Kontraksioni i muskujve përreth venave ndihmon që gjaku të kthehet mbrama në zemër. Shtrëngimi i jashtëm i çorapeve e luan rolin e muskujve, duke shkaktuar trysni ndaj mureve venoze, me çka qarkullimi i gjakut kthehet në shkallë normale. Varësisht nga problemi dhe gjendja e venave, mjeku juaj mund t’ju këshillojë çorape kundër bllokimit të gjakut (antiembolike), parandaluese dhe terapeutike, edhe atë për shkallë të parë, dytë dhe tretë të shtrëngimit. Mund të shfrytëzohen si çorape nën gju, mbi gju, çorape me apo pa gishta, si edhe fashë dore shtrënguese, gjithashtu me këshillim nga mjeku. Për efekt më të mirë, çorapet duhet të vendosen në mëngjes dhe të mbahet gjatë tërë ditës. Në llojshmërinë që kemi do të gjeni çorape të duhura me lidhje ideale ndërmjet funksionit dhe rehatisë.

Shtrëngimi shprehet me mmHg dhe dallon te prodhuesit e ndryshëm.

Programi i fashave

 

05/10/2017 Arsimi