++389 (0) 2 3217 633

Program antidekubital

Program antidekubital

Dekubitusi paraqet dëmtim të lëkurës dhe indit në në formë lëndimesh që ndodhin si rezultat i mosushqyerjes së mjaftueshme të dëmtimit me oksigjen dhe qarkullim të dobët, respektivisht dëmtim qelizor i ndodhur nga ndikimi i drejtpërdrejtë i trysnisë ose pezmatimit nga fërkimi. Më së shpeshti shfaqet te njerëzit të cilët qëndrojnë në pozitë të shtrirë gjatë pjesës më të madhe të ditës. Si proces patologjik, dekubitusi vepron shumë dëmshëm për njeriun, duke paraqitur derë hyrëse për shumë mikroorganizma, e me këtë shfaqet infektim në organizëm. Ekzistojnë shumë faktorë rreziku për shfaqjen e tij, edhe atë: trysni jo e njëjtë, gjendje e pafavorshme e lëkurës, sëmundje neurologjike, fërkime, ndenjëse e keqe gjatë uljes apo shtrirjes, moslëvizshmëri, peshë e tepërt trupore, eksikozë dhe mosha e vjetër. Dekubitusi mund të paraqitet në të gjitha pjesët e trupit, por më së shpeshti shfaqet në ato pjesë që janë të ekspozuara ndaj trysnisë si në skajet e shpatullave të shpinës, bërryl, thembra, legeni dhe pejsa lumbosakrale e shtyllës kurrizore. Shërimi i plagëve dekubitale është i mundshëm, por kjo ndodh me vështirësi te personat më të moshuar.

Parandalimi i dekubitusit ka rëndësi thelbësore. Parandalimi arrihet me shfrytëzimin në kohë të dyshekëve kundër dekubitusit, jastëkëve dhe pjesëve tjera shtesë për pozicionim, për t’u shpërndarë dhe ulur trysnia e trupit, e me këtë të pengohet shfaqja e dekubitusit aq sa është e mundshme.

Program antidekubital

05/10/2017 Arsimi, Ortotika