++389 (0) 2 3217 633

Ortozat për gjymtyrët e poshtme

Ortozat për gjymtyrët e poshtme

Ortozat për gjymtyrët e poshtme janë ndihmesa ortopedike që shërbejnë për të dhënë mbështetje të peshës së trupit, me qëllim të mundësimit të lëvizjes, ta korrigjojnë pjesën përkatëse të trupit, të përmirësohet funksionimi i pjesëve të veçanta të trupit ose të pengohen shtrembërime të padëshiruara, të korrigjohet shtrembërimi ekzistues dhe të lehtësohet ngarkesa në ndonjë pjesë trupi.

Ndarja e ortozave të gjymtyrëve të poshtme mund të përcaktohet si:

Ortoza mbi gju

Në ofertën tonë do të gjeni ortoza për shërim të rregullt dhe sugjeruar, si ortozat për mbështetje, stabilizim, vertikalizim, lehtësim, korrigjim dhe ortozat për periudhë pasoperacionale. Mund të prodhohen individualisht, ose në seri, përmes përshtatjes.

Ortoza mbi gju

Ortoza gjuri

Gjuri si kyç më i ndërlikuar për nga ndërtimi, çdo ditë ekspozohet ndaj stresit, goditjeve dhe trysnive. Të gjitha goditjet, si për shembull lëndimet sportive, mundimi i tepërt si rritja e peshës trupore dhe shumë faktorë tjerë kanë ndikim negativ në përbërjen ligamentore dhe gjurin në tërësi. Mundimi i përhershëm çon no dhimbje kronike. Lëndimet e këtilla dhe faktorët që e dëmtojnë gjurin kërkojnë mbështetje të duhur terapeutike. Në ofertën tonë të vatave (fashave, bërrylëzave dhe gjunjëzave) dhe ortozave për gjurin do të gjeni zgjidhje të duhur për problemin tuaj.

Ndarja e ortozave të gjurit:

Ortoza të buta të gjurit

Ofrojnë stabilitet dhe mbështetje të gjurit në raste kur ka paqëndrueshmëri, lëndime të lehta dhe pezmatim. Përmes shtrëngimit, e ulin dhimbjen në mënyrë parandaluese gjatë aktiviteteve, për mbrojtje. Mund të prodhohen me ose pa stabilizues për kapapun e gjurit (patela). Ortozat me stabilizues japin mbështetje për gashtellën (kupën e gjurit) në raste kur ka paqëndureshmëri patelare, përdredhje të gashtellës, ënjtje kyçore te artroza dhe artriti. Stabilizuesi i gashtellës është një jastëk silikoni që ofron mbështetje aktive dhe stabilizim.

Mund të prodhohen nga neopreni që ka cilësi të mbajtjes së temperaturës trupore, elasticitet, lakueshmëri, forcë dhe rreziston ndaj fërkimit.  Gjithashtu, mund të bëhen nga një material elastik ajror, ose fashë leshi për gju që shërben si ngrohës dhe e ruan temperaturën trupore. Mund të jenë krejtësisht të hapura që i bën më të thjeshtë për vendosje ose të mbyllura, për tërheqje.

Ortoza të buta të gjurit

Ortoza gjuri nga fishbajni 

Në ofertën tonë do të gjeni një varg të madh ortozash gjuri nga fishbajni, varësisht nga nevoja dhe lloji i lëndimit. Këto ortoza ofrojnë mbështetje anësore të gjurit, e ulin dhimbjen dhe ofrojnë mbështetje aktive për gashtellën. Forcimi anësorë përmes fishbajnit, që janë lloj pafte plastike e lakueshme, bën mbështetje të mirë dhe stabilizim te lëndimet anësore të ligamenteve. Stabilizuesi i gashtellës që paraqet një jastëk posaçërisht të dizajnuar nga silikoni, bën ofron mbështetje aktive dhe stabilizim gjatë lëndimeve, përdredhjes dhe paqëndrueshmërisë së gashtellës. Në përzgjedhjen e këtyre ortozave të gjurit do të gjeni ortoza me dhe pa stabilizues të gashtellës, kurse zgjedhja është në varësi nga lloji i lëndimit dhe dhimbjes. Janë të prodhuara nga materiale me cilësi të lartë që ofrojnë rehati gjatë mbajtjes. Mund të prodhohen nga neopreni që ka cilësi të mbajtjes së temperaturës trupore, elasticitet, lakueshmëri, forcë dhe rreziston ndaj fërkimit ose të bëhen nga një material elastik ajror. Dizajni anatomik i bën të përshtatshme dhe të rehatshme për përdorim të përditshëm. Mund të jenë krejtësisht të hapura që i bën më të thjeshtë për vendosje ose të mbyllura, për tërheqje.

Ortoza gjuri nga fishbajni

Ortoza gjuri me paftë metalike

Në ofertën tonë do të gjeni zgjidhje të madhe to ortozave të gjurit me paftë metalike. Falë paftave që vendosen në të dy anët (laterale dhe mediale), këto ortoza gjuri ofrojnë mbëshetje maksimale për gjurin dhe kufizon lëvizjet majtas-djathas, me çka pengon përdredhjen, ofrojnë stabilitet të mirë për lëndimet dhe këputjet e ligamenteve, për osteoartrit, sindorim femuropatelar të dhimbjes, pezmatimit të indit pas operimit ose traumave në gju, mbëshetje për lëndimet e ligamenteve të kryqëzuar me ndihmën e shiritëve të kryqëzuar. Mund të prodhohen nga neopreni që ka cilësi të mbajtjes së temperaturës trupore, elasticitet, lakueshmëri, forcë dhe rreziston ndaj fërkimit ose të bëhen nga një material elastik ajror. Ngjashëm, mund të jenë krejtësisht të hapura që i bën më të thjeshtë për vendosje ose të mbyllura, për tërheqje. Kanë dy shiritë elastik shtesë për përshtatje. Dizajni anatomik i bën të përshtatshme dhe të rehatshme për përdorim të përditshëm.

Ortoza gjuri me paftë metalike

Ortoza gjuri të ngurta

Ortozat e ngurta të gjurit ofrojnë stabilitet të lartë dhe mbrojtje te lëndimet e ligamentit të përparëm ose të pasëm të kryqëzuar, ligamentit lateral ose medial, pasoperacional dhe pastraumal, ku është i nevojshëm kufizimi i lëvizjes së gjurit ose te lëndimet e ndërthurura. Prodhohen nga materiale të lehta, por të forta, që do të thotë se mund ta durojnë trysninë pa e rrezikuar lëvizshmërinë e shfrytëzuesit. Janët ë dizajnuara që të pakësojnë paqëndrueshmërinë pas lëndimeve, të ofrojnë qëndrueshmëri dhe ta ulin rrezikun nga lëndimet tjera në gju.

Ortoza gjuri të ngurta

Ortozat nën gju

Funksioni dhe qëllimi i përdorimit të ortozave nën gju ka të bëjë me kontrollin e lëvizjes së shputës dhe kyçit të këmbës, duke arritur qëndrueshmëri anësore të kyçit të këmbës, duke mbështetur gishtat dhe shputën në fazën e hovit, me çka njëkohësisht parandalohet ose korrigjohet shtrembërimi i shputës. Përvez përdorimit në ecje, shpesh përdoren edhe si korrigjues për parandalim të kontrakturave ose për mbajtje të pozicionit pas ndërhyrjes operacionale.

Ndarja e ortozave non gju:

Ortozat nën gju

Qëllimi i ortozave nën gju është që të kompenzojnë funksionin e humbur të disa muskujve të caktuar ose grupeve muskulore dhe në këtë mënyrë të mundësojnë funksionin – lëvizjen e gjymtyrëve, të pengojnë shfaqje të shtrembërimeve, ta ruajnë ndikimin nga operacioni kirurgjikal, të mundësojnë lehtësimin nga mundimi të kockave dhe kyçëve të ndryshuar patologjikisht, si edhe të pengojë lëvizshmërinë për shkak të pakësimit të dhembjeve.

Ortozat nën gju

Ortozat për kyçin e këmbës

Lëndimi dhe dëmtimi i kyçit të këmbës dhe shputave është nga më të shpeshtat, sidomos gjatë aktiviteteve sportive. Mbështetja e kyçit është e rëndësishme gjatë tendosjes dhe dhimbjes, paqëndureshmërisë kronike të kyçit, e posaçërisht pas operacionit ose palëvizshmërisë me gjips, pasi që mundësojnë shërim më të shpejtë dhe pakësim të dhembjeve.

Ortozat për shputa

Ortozat për shputat kanë funksion të korrigjimit të shtrembërimit ose ta ruajnë pozicionin e korrigjuar pas ndërhyrjeve operacionale, për pengim të kontrakturave dhe për të ulur trysninë në shputë.

05/10/2017 Ortotika