++389 (0) 2 3217 633

M.O.B.I.S Sistemi

M.O.B.I.S Sistemi

Si shfrytëzues proteze, me sistemin MOBIS të kualifikimit të përbërësve të protezës, i zhvilluar nga partneri ynë Otto Bock, do t’u ndihmojmë në zgjedhjen e përbërësve protezik që janë më të përshtatshmet për nevojat tuaja dhe për predispozitat fizike. Qëllimi i këtij sistemi është të kuptuarit më të mirë ndërmjet teknikut dhe pacientit. Me një qasje të këtillë sigurojmë zgjedhje të drejtë të përbërësve nga të cilat do të prodhohet proteza juaj.

Shenja MOBIS gjendet në secilin përbërës të programit Otto Block.

Rrethi MOBIS është i ndarë në dy pjesë.

Në pjesën e sipërme gjenden katër fusha që tregojnë shkallën e lëvizshmërisë (aktivitetit) së pacientit:

Shkalla 1. Lëvizje në hapësirë të mbyllur ose lëvizje në terren të rrafshët me shpejtësi të vogël.

Shkalla 2. Lëvizje e kufizuar në hapësirë të jashtme me shpejtësi të vogël dhe kapërcimi i pengesave si trotuaret, shkallët ose hapësirat jo të rrafshëta. Gjatësia e lëvizjes dhe rruga e kaluar janë ende të kufizuara.

Shkalla 3. Lëvizje e pakufizuar në hapësirë të jashtme me shpejtësi të mesme dhe të lartë kur kapërcehen pjesët më të mëdhaja të pengesave nga hapësira. Kryerja e obligimeve profesionale dhe aktiviteteve tjera që nuk e ekspozojnë protezën në ngarkesa mekanike mbi mesatare.

Shkalla 4. Lëvizje e pakufizuar në hapësirë të jashtme me kërkesa posaçërisht të larta. Lëvizje të ngjashme si te kategoria e mëparshme, por për shkak të nevojave funksionale të shfrytëzuesit të protezës, e njëjta mund të ekspozohet në ngarkesa ekstreme, shtrembërime dhe përpjekje.

Pjesa e poshtme e rrethit është e ndarë në katër fusha, secila nga të cilat e tregon ngarkesën e lejuar të shfrytëzuesit të protezës. Për shembull, nëse shënohen (hijëzohen) tre fushat e para, atëherë kjo do të thotë se proteza është e lejueshme për pacientë me peshë deri 125 kg.

Proteza siguron funksion dhe qëndrueshmëri aq sa mundëson përbërësi më i dobët i vendosur në të. Për këto shkaqe, këshillojmë përzgjedhje përbërësish dhe ndërthurja e tyre të jetë një vendim i përbashkët i shfrytëzuesit të protezës dhe teknikut që e përpunon.

08/08/2017 Protetika