++389 (0) 2 3217 633

Lëvizshmëri

Lëvizshmëri

Me ndihmesa të duhura ortopedike vetkujdesi dhe integrimi i plotë social janë realitet. Sot nuk flasim për vështirësi dhe pengesa, por për mundësi të hapura.

Motoja “PARTNER NË LËVIZJE” është më shumë se një frazë, është filizofia jonë dhe kjo e përcakton se si ne veprojmë. Ne i mbështesim dhe motivojmë njerëzit me nevoja të veçanta dhe do t’u mundësojmë të jenë të lëvizshëm dhe të pavarur.

Prodhimet tona kanë rëndësi thelbësore dhe janë shoqëruese të personave me nevoja të veçanta trupore, si edhe do të ndihmojnë në shumë sfida të vogla e të mëdhaja me të cilat përballen në jetën e përditshme.

Ne bashkojmë profesionalizmin, përvojnë dhe përgjegjësitë themelore me qëllim të fitimit të perspektivave të reja, e me këtë zhvillojmë zgjidhje inovative. Me komunikim të përhershëm me personat me nevoja të veçanta, mjekët, klinikat, terapeutët dhe me bashkëpunim të ngushtë me kompani të kualifikuara mjekësore, do t’u ndihmojmë në zgjedhjen e prodhimit të duhur, mirëmbajtjen dhe servisimin e të njëjtit.

Shkurtimisht: Për qëllimin tonë të përbashkët qëndrojmë me profesionalizëm të madh, përkushtim dhe brend to fuqishëm prej më shumë se 68 vitesh.

17/08/2017 Lëvizshmëri