++389 (0) 2 3217 633

L.A.S.A.R Biomekanika e protezës

L.A.S.A.R Biomekanika e protezës

Shfrytëzimi i mundësive të pjesëve protezike varet nga cilësia dhe saktësia e përpunimit të vetë protezës. Pjesët e vendosura gabimisht të protezës mund të heqin ose pakësojnë funksione të caktuara të ndonjë përbërësi të protezës, por edhe ta rrezikojnë sigurinë e shfrytëzuesit. Prandaj, për shtrirje statike të protezës e këshillojmë sistemin LA.S.A.R.

Biomekanika:

Ecja paraqet bartje të trupit nga një vend në tjetrin me lëvizje të ndërrueshme të gjymtyrëve të poshtme. Pesha bartet nga këmba në këmbë. Kjo barte ndodh në lëvizjen që e quajmë hap. Për kuptim më të mirë të analizës, hapin do ta përcaktojmë si lëvizje ndërmjet dy pozitave të njëjta të këmbëve.

Në foto tregohet hapi që fillon dhe mbaron me prekjen e thembrës në dysheme. E ndajm në fazë mbështetëse dhe fazë të luhatjes.  Faza e mbështetjes zgjat nga çasti i prekjes të thembrës në dysheme, e deri në ngritjen e gishtave nga dyshemeja. Faza e luhatjes fillon me ngritjen e gishtave nga dyshemeja dhe me lakim në këllk dhe gju. Pas inercionit vjen hapërimi pasiv që përfundon me prekje të thembrës në dysheme.

Ky sqarim i vetëm na shërben për të kuptuar bazat e lëvizjes. Mirëpo, lëvizja në hapësirë është shumë më e ndërlikuar. Me ndryshimin e shpejtësisë së ecjes, shkallët, përpjetë, tatpjetë, terren të parrafshët, lëvizja ndërlikohet më tej. Në tekstin e mëtutjeshëm do ta shpërfillim këtë fakt, me qëllim të sqarimit dhe kuptimit më të lehtë të problemit.

Biomekanika e ecjes me protezë dallon nga biomekanika  e ecjes normale. Këtu funksionin dinaim e kryen vetëm muskujt e zonës së legenit dhe këllkut (ijës). Kjo muskulaturë e fillon fazën e luhatjes dhe protezës i jep përshpejtim. Pjesa tjetër është detyrë e përbërësve funksional të protezës. Ija patjetër të ofrojë mbështetje të sigurtë pa u dorëzuar. Këtë e arrijmë me zhvendosjen e linjës së peshës para boshtit të rrotullimit të ijës. Gjithashtu mbetet edhe lakimi aktiv i ijës. Protezën mundet që kushtimisht ta konsiderojmë si ekstremitet i paralizuar. Detyra jonë është që të sigurojmë bartje ritmike të peshës nga këmba në këmbë, me hap me të njëjtën gjatësi dhe shpejtësi të lakimit dhe drejtimit të protezës dhe këmbës së shëndoshë.

Problemi i këmbës së paralizuar kompenzohet me përbërës elastik ose hidraulik që vendosen në protezë. Energjia e akumuluar gjatë lakimit lirohet si përgjigje elastike gjatë drejtimit dhe kjo e shpejton ecjen. Kjo më së miri kuptohet nëse shihet tërheqja elastike e shputës elastike. Shputat e përbëra bashkëkohore me aq efikasitet e kthejnë energjinë gjatë drejtimit të shputës (tërheqjes) që te një shfrytëzues i trajnuar mirë i protezës, për një vëzhgues të thjeshtë nuk vërehet dallim ndërmjet protezës dhe këmbës së shëndoshë. Sa më e lartë shkalla e amputimit, aq më shumë përbërës funksional janë të nevojshëm të vendosen në protezë. Te amputimet mbi gju duhet të vendoset edhe gju artificial. Atëherë, detyra e teknikut është që t’i përputhë funksionet e gjurit dhe shputës, të përputhet konstruktimi i protezës dhe të sigurohet bashkëveprim i harmonizuar i të dy përbërësve funksional të rëndësishëm, shputës dhe gjurit.

Nuk mjafton që ta keshë një gjë të shtrenjtë. Duhet të vendoset në mënyrë të rregullt dhe të ekuilibrohet në mënyrë statike përballë shputës dhe shtyllës. Është e qartë se ekuilibrimi (statik) i protezës përmes syrit nuk mundet të na ofrojë shrytëzim të plotë të boshteve të përbërësve të protezës. Prandaj, sot shërbehemi me pajisje që biomekanikën do ta bëjnë të dukshme.

L.A.S.A.R sistemi e bën pikërisht këtë. I vizualizon boshtet, drejtimet dhe madhësinë e forcave. Fillimisht i shohim dhe i përshtatim në qëndrim të qetë, e pastaj i shtyjmë drejt ecjes. Kjo do të thotë se dijenia e teknikëve është plotësuar me mundësitë e teknologjisë dhe pajisjeve, duke përjashtuar improvizime dhe gabime subjektive.

Konstruksionet e reja të gjyrit kërkojnë më shumë dije nga biomekanika, pasi që edhe gjuri më i mirë është i keq nëse nuk vendoset si duhet.

 

Kyçet e gjurit

Kyçi i gjurit, përpos sigurisë, patjetër të ofrojë edhe funksione të caktuara. Prandaj, ekuilibrimi statik i protezës është mjaft i rëndësishëm. Nëse gjuri përshtatet sigurtë në mënyrë statike, atëherë nuk do të hapet lehtë dhe ta humb funksionin (sikur të jetë një pjesë e drejtë, e padurueshme – një tub). Nëse përshtatet keq, atëherë ekziston mundësi e madhe për rrëzim të shfrytëzuesit dhe lëndim (kjo nuk vlen për gju të caktuar të përsosur C-leg, 3R80, ose Genium). Prandaj, është shumë e rëndësishme që gjuri të përshtatet saktë, ashtu siç e përshkruan prodhuesi. Në këtë proces na ndihmon L.A.S.A.R sistemi.

 

Shputa

Shputat bashkëkohore që vendosen në proteza te pacientët me shkallë të lartë aktiviteti (MOBIS 3+4) i ofrojnë shfrytëzuesit ecje të njëjtë si te personat pa amputim me ritëm dhe gjatësi të njëjtë të hapit.

 

Shtrati i protezës

Shtrati i protezës është pjesë proteze që mundëson vendosje (ngjitje) të protezës për trungu. Forma dhe materialet nga të cilat prodhohet shtrati janë në zhvillim të vazhdueshëm dhe përmirësim. Shtrati modern ndihmon që proteza të funksionojë sikur të rritet me trupin. Bashkëveprimi me trungun është i plotë dhe përçon konturet e tij. Përfshirja e strukturave kockore mbi gju e siguron mbajtjen e shtratit të trungut (mbështetjen), ndërsa kjo mbështetje mundet edhe më tej të forcohet me sistem vakumi.

Proteza bashkëkohore mundëson lëvizje të shpejtë, përshtatje ndaj hapësirave jo të rrafshëta, si edhe kapërcim të pengesave, ndërsa shtrati mundëson kontroll të lëvizjes, duke siguruar në të njëjtën kohë rehati për shfrytëzuesin.

Kuptohet se te secili shfrytëzues tek i cili është e mundshme, përpiqemi për përpunim dhe zbatim të protezave me llojet më të reja të shtratit (shtrati IC), pasi që konsiderojmë se njohuritë e reja në teknikën ortopedike dhe zbatimin e materialeve të reja nga të cilat prodhohet shtrati, ofrojnë rehati, siguri dhe rezultate më të mira të protezës.

IC shtrati (kontrolli Ischial) është lloj shtrati me prekje të plotë me trungun, ka formë ovale të përzgjatur dhe e përfshin edhe ashtin mbështetës.

Me qëllim të përmirësimit të lidhjes dhe ngjitjes së protezës me trungun, e si rezultat përfundimtar rritjen e sigurisë së shfrytëzuesit, prodhohen shtretër me zgjidhje të ndryshme teknologjike dhe shtojca që e përditësojnë ose përsosin shtratin. Gjithashtu ekzistojnë një varg prodhimesh që ua përmirësojnë funksionimin me protezë, e që kanë të bëjnë me trungun dhe shtratin.

Në pajtim me përcaktimet e Sllavej SHA Shkup për edukim të vazhdueshëm, ndjekje të teknologjive të reja dhe zhvillim të vazhdueshëm të Sllavej, vazhdojmë me zhvillimin e kompanisë dhe zbatimin e teknologjive të reja në sferën e prodhimit të ndihmesave ortopedike.

Teknikët tanë e kanë kryer trajnimin për përpunim kompjuterik të shtretërve për proteza të CNC maqinave. Softuerin që e shfrytëzojmë është i krijuar nga Otto Bock Germany për nevojat e kompanisë dhe krijimin e CAD – CAM përpunimit të shtretërve për proteza nën gju dhe mbi gju.

Si rezultat i bashkëpunimit afatgjatë të Sllavej dhe Otto Bock Adria, softueri u bë pjesë e mjeteve që Sllavej tashmë ka filluar t’i përdorë. Përfitimi për shfrytëzuesit e protezave do të jetë i shumfishtë.

 

Astarët – Teknologjia e re SKINGUARD®

Astarët janë mbështjellës trungu të prodhuara nga një material i butë dhe elastik (silikon, xhel silikoni, poliuteran, kopolimer). E rritin ndjenjën e sigurisë, duke penguar heqjen e protezës, e njëkohësisht e rrit rehatinë gjatë mbajtjes së protezës. U ofrojmë disa lloje protezash me astar. Kryesisht ndahen në astar me kapëse dhe me vakum.

Kuptohet se zgjedhja e astarit duhet të bëhet në bashkëpunim me protetikët që ua përgatitin protezën.

Më shumë në: http://www.ottobock.hr/protetika/proizvodi-od-a-do-z/proizvodi-od-a-do-z-proteticka-lezista.html

Ekzistojnë shumë zgjidhje teknike, realizime dhe materiale të cilat tekniku mund t’i shfrytëzojë gjatë përgatitjes së protezës me qëllim përmirësimin e funksionalitetit dhe sigurisë te shfrytëzuesi. Disa nga këto janë:

  • Harmony vakum sistem,
  • Magnoflex kapëse me mbërtheckë elastike
  • Polytol material për shtretër
  • Proseal shtrat
  • Prodhime të ndryshme të vakum sistemit, etj.

Më shumë rreth kësaj në: http://www.ottobock.hr/ortopedska-pomagala/protetika/lezista

 

Protezë e përkohshme (e patjetërsueshme)

Vendosja e protezës është një pjesë e rëndësishme e e rehabilitimit pas amputimit. Proteza fillestare është posaçërisht e rëndësishme për shkak se trungu në të e ndryshon formën origjinale, formohet deri në dimensione përfundimtare dhe mundëson kalim në një lloj tjetër proteze (shtrati). Tashmë pas disa ditë të përdorimit të protezës, trungu rrëgjohet (dobësohet apo zvogëlohet) dhe shtrati bëhet i gjërë. Me protezë të përkohshme dëshirojmë ta tejkalojmë kohën e rehabilitimit nga përshtatja e trungut deri në vendimin për llojin dhe çastin e prodhimit të protezës përfundimtare.

Me shtratin e përkohshëm mundet që gjykojmë objektivisht nëse shfrytëzuesi i protezës përgjigjet me vlerësimin e bërë gjatë marrjes së vendimit për llojin e shtratit dhe protezës që do ta prodhojmë.

 

Kyç për ije (këllqe)

Vendosja e protezës në ijë është njëra nga detyrat më të ndërlikuara protetike. Megjithatë, sistemi modular ndjeshëm e ka lehtësuar këtë punë. Përbërësit protetik për ije ofrohen për shkallën e aktivitetit MOBIS 1 deri 3. Më së shpeshti kyçi i shfrytëzuar ai me një bosht për ije – 7E7.

Kyçi modular për ijë 7E7 është i dizajnuar për t’u vendosur te pacientët me ijë të shkëputur dhe te hemipelvektomitë. Kyçi monocentrik që klasifikohet në shkallën MOBIS 2 +3 të lëvizshmërisë. Ndrydhja e jashtme/e brendshme, tërheqja/zgjatimi dhe rrotullimi janë të rregullueshme. Pesha maksimale e pacientit max 100kg.

 

 

Kozmetika dhe lidhja e protezës

Shfrytëzuesi pret që nga proteza të përfitojë ndërrim funksional për këmbën e humbur, e njëkohësisht të edhe e pranueshme për nga pamja. Me qëllim që pamja e protezës të jetë sa më e ngjashme me këmbën e shëndoshë, ose të ketë pamje më natyrale të të dy protezave në amputimin e dyanshëm, shfrytëzojmë mbulesa nga materiale shkume, çorape estetike për formësim përfundimtar të protezës.

 

 

 

Përshtatës dhe lidhës protezash

Përshtatësit dhe lidhëset e protezës janë pjesë strukturore të protezës. Shërbejnë për arritje të lartësisë së kërkuar dhe për përshtatje individuale të statikës së protezës. Ekzistojnë edhe përshtatës funksional që i ulin tendosjet gjatë rrotullimit të trupit ose gjatë hapërimit të protezës me çka i mbrojnë kyçet dhe trungun tuaj.

Përshtatësit për zgjatje të protezës mund të prodhohen nga materialet e mëposhtme:

  • Çelik që nuk ndryshket. Dallohen për fortësi dhe ngarkesë të madhe, por edhe për peshën që kanë.
  • Alumin. Përshtatësit e aluminit janë më të lehtë, por nuk durojnë shumë ngarkesë.
  • Titan. Këto përshtatës janë më të rëndë se të aluminit, mirëpo durojnë ndjeshëm më shumë ngarkesë, prandaj përdoren te shfrytëzuesit më aktivë.

Ekzistojnë edhe disa prodhime më të posaçme të pajisjeve shtesë që mund të vendosen në protezë dhe që ofrojnë rehati dhe harmoni te shfrytëzuesi. Disa nga këto janë:

 

Delta Twist  

Pa marrë parasysh shkallën e amputimit, trungu humb grupe të rëndësishme muskulore dhe receptorësh të gjymtyrëve që në kushte normale mundësojnë ecje të harmonizuar. Zhurmëmbytësi Delta twist me funskion torsional, në masë të caktuar e kompenzon këtë humbje.

Funksioni i tij i zhurmëmbytjes gjatë goditjes, shkeljes ose kërcimit, si edhe funksioni torsional japin siguri, lëvizshmëri dhe rehati. Lëvizja dhe trungu janë më të lehtësuar. Zhurmëmbytja dhe funksioni torsional përshtaten të pavarur nga njëri-tjetri.

 

Përshtatësi i rotullueshëm

Me vendosjen e përshtatësit të rrotullueshëm mbi kyçin e gjurit, nëngjuri i lakuar mund të rrotullohet përball shtratit, si brenda ashtu edhe jashtë. Kjo u jep siguri dhe rehati shfrytëzuesve të protezave mbi gju. Për këtë cilësi të përshtatësit, proteza mund të vendoset mbi këmbën e shëndoshë dhe mbathja e çorapeve ose këpucëve bëhet më e lehtë dhe e arritshme. Qëndrimi ulët është më i rehatshëm, sidomos gjatë vozitjes së automjetit, pasi që proteza me rrotullim vendoset anash pedaleve dhe ulet mundësia e ngatërrimit në pedale.

Përshtatësi torsian

E zbut tendosjen gjatë rrotullimit të trupit. Rehatia e përshtatësit torsian do të ndjehet pa marrë parasysh shkallën e amputimit. Ky përshtatës është posaçërisht i rëndësishëm kur shfrytëzuesi ndodhet në hapësirë të ngushtë pune ose në kuzhinë, ku rrotullimi rreth boshtit personal është i shpeshtë, pa ndryshimin e pozitës së këmbës.

Ky përshtatës e mbron trungun nga forcat fërkuese që shkaktojnë shtrëngim me dhimbje të indeve të buta brenda në shtrat.

08/08/2017 Protetika