++389 (0) 2 3217 633

Këpucët ortopedike

Këpucët ortopedike

Nëse shputën e konsiderojmë si organ për hapërim, atëherë këpucët janë mjeti i duhur për hapërim. Këpucët ortopedike janë ndihmesa ortopedike për rehabilitim dhe trajtim të gjendjeve patologjike të shputës. Gjithashtu, edhe për zgjidhje të problemeve nga kallot, lythët, shtrembërimi i gishtit të madh të këmbës, çaponjtë e thembrës. Njashtu edhe personat me gjatësi të ndryshme të këmbëve, gjatësi të ndryshme të shputës dhe personave me diabet.

Çdo shputë është unike. Секое стопало е единствено. Mangësitë e shkaktuara ose të trashëguara në ndërtimin shumë të ndërlikuar të këmbës mund të paraqesin siklet gjatë hapërimit, por shpesh janë edhe shkak për probleme statike të tërë sistemit të ecjes, nga shputa, këmbët, legeni, shtylla kurrizore, e deri te qafa.

Mosha, mënyra e jetesës, shkalla e aktivizimit, profesioni dhe gjendja e përgjithshme shëndetësore ndikojnë te shputat. Këpucët që i mbathni mund të ndihmojnë ose pengojnë. Këpucët që i mbathni mund ta përcaktojnë fatin e shputës, ndërkaq mund që të bëhen edhe shkak apo zgjidhje problemi. Disa nga problemet mund të pengohen, shërohen, e disa probleme të lehtësohen me mbathjen e këpucëve të duhura.

Sllavej SHA Shkup, nga viti 1949 e zhvillon dhe përparon prodhimin e këpucëve ortopedike dhe është i njohur si partner i shfrytëzuesve dhe mjekëve në këtë sferë.

Prodhimi i këpucëve ortopedike është punë përgjegjësie, nga marrja e masës, zgjedhja e modelit optimal, përpunimi i kallëpit, zgjedhja e materialit të duhur, e deri te qepja, lidhja, përshtatja, prova dhe shpërndarja përfundimtare.

 

Më e rëndësishmja, janë prodhuar në mënyrë krejtësisht individuale, pra veç e veç për secilin shfrytëzues.

Këpucët individuale prodhohen sipas masës së marrë individuale.

Çdo këpucë prodhohet për secilën këmbë veç e veç. Procesi përfshin mbledhjen e të dhënave personale në bazë të matjeve të sakta, model gjipsi që shërben për krijimin e formës 3D për secilën këmbë, dizajnimi dhe prodhimi i këpucëve me formë saktësisht të përcaktuar.

Këpucët ortopedike çdoherë prodhohen nga materiale natyrale me cilësi më të lartë (lëkurë, tapë), dhe materiale artificiale (shumë, gomë, tekstil).

Shfrytëzimi i materialeve të ndryshme bëhet për shkak të plotësimit të funksionit të këpucëve ortopedike. Kur është e nevojshme mbështetja ose stabiliteti, atëherë përdoren materiale më të forta, që mund të forcohen edhe më shumë, nëse është e nevojshme. Mirëpo, kur duhet lehtësim, ose zbutje të goditjeve dhe dhimbjes, përdoren materiale më të buta.

 

Tregues për këpucë ortopedike

Nevoja për blerje të këpucëve ortopedike vjen pas këshillave nga mjeku specialist (ortoped ose fiziatër). Këpucët ortopedike janë treguar si këpucët standarde ose shtupat ortopedike nuk mund t’i zgjidhin problemet. Kështu, në pajtim me rregulloret e Fondit për sigurim shëndetësor të Republikës së Maqedonisë, ndarja dhe treguesit mjekësor për prodhim të këpucëve ortopedike janë si vijojn.

 

Përfitimet nga këpucët ortopedike

  • Rikthimi i aftësisë për hapërim, vrapim, shëtitje, madje edhe kërcim, duke u pakësuar dhimbjet, ënjtjet dhe problemet tjera që lidhen me këmbët tuaja.
  • Mbështetja më e mirë për shputën e këmbës.
  • Rritje e stabilitetit të kyçeve të shputës dhe këmbës.
  • Lehtësim të disa problemeve në pjesë tjera të trupit si në shtyllën kurrizore dhe ijët.
  • Parandalimi i disa shtrembërimeve të caktuara në shputë.

Këpucët ortopedike

 

09/08/2017 Arsimi