++389 (0) 2 3217 633

Karrocat për invalidë

Karrocat për invalidë

Falë spektrit tonë të gjërë të karrocave për invalidë dhe ndihmesave për rehabilitim, ne i përafrojmë synimet individuale duke i bërë të arritshme dhe ofrojmë zgjidhje që e lehtësojnë jetën e përditshme, pa marrë parasysh në kushte shtëpiake, jashtë, për rehabilitim ose aktivitet sportiv.

Sllavej ka seri të plotë llojesh të karrocave për invalidë dhe ndihmesave për rehabilitim me cilësinë e nevojshme.

Nga spektri i gjërë i karrocave për invalidë nga Sllavej, ju jeni të detyruar që të bëni zgjedhjen optimale, pa dallim nëse problemet me lëvizje janë të përkohshme ose të përhershme. Kushtoni vëmendje në:

  • Qëllimin (standard, aktiv),
  • Ngarkesa, pesha,
  • Dimensionet (gjërësia, lartësia, madhësia e rrotave..)
  • Gjërësia, lartësia dhe thellësia e ndenjëses,
  • Rrotat dhe gomat (të plota, pneumatike, lehtësisht të çmontueshme)
  • Pajtueshmëria apo përputhshmëria (bartja),
  • Ndenjësja, shpinorja, (tapiceria, çmontimi..)

 

Karroca standarde invalidësh

Karrocë standarde invalidësh do të thotë se:

  • Prodhohet nga përbërës që janë komercialisht në dispozicion;
  • E përgatitur që të përballojë përdorim të përditshëm normal;
  • Ka dimensione standarde dhe veçori si më postë:
  • Pesha më e madhe se 16 kg;
  • Duron deri 110 kg ngarkesë, ose më pak;
  • 380mm-480mm thellësi të ndenjëses;
  • Gjërësi të ndenjëses ndërmjet 380mm dhe 480mm;
  • Lartësi të ndenjëses nga 480mm e më shumë;
  • Mbështetëse fikse ose të çmontueshme për duar dhe këmbë;

 

Karroca aktive invalidësh

Karroca aktive për invalidë është e prodhuar për njerëz që janë shumë aktivë dhe të pavarur, si edhe që kalojnë kohë të gjatë në karrocë për të kryer punët e përditshme. Kjo karrocë ka kornizë rrethore dhe dimensione fikse të përshtatshme për nevojat dhe masat e shfrytëzuesit. Mundëson pozitë optimale për ulje dhe për drejtim. Me lëvizshmëri më të madhe përfitohet edhe besim, qetësi, komunikim dhe rritet ndërgjegjja për jetën.

Karroca aktive për invaldët është më e manovrueshme krahasuar me atë standarde dhe mund të përshtatet për t’i plotësuar nevojat e shfrytëzuesit. Me këtë arrihet lëvizshmëri maksimale dhe mundësohet shfrytëzim me më pak mund, drejtim më të lehtë dhe bartje.

Duhet të keni parasysh se karroca për invalidë nuk mund të ofroj të gjitha përgjigjet. Ndoshta disa shfrytëzues do të kenë nevojë të shfrytëzojnë dy lloje të ndryshme karrocash, secila për aspekt të ndryshëm të aktiviteteve. Karroca e invalidëve për shfrytëzim të përditshëm, për qëllime sportive, rekreative, për shfrytëzim në hapësirë të mbyllur, për distanca të shkurtëra dhe …

 

Karroca elektromotorike për invalidë

Karroca elektromotorike për invalidë lëvizë me ndihmën e motorit (rëve) elektrik, dhe jo në mënyrë joautomatike. Kjo karrocë është e shfrytëzueshme për presona që nuk mundem ta shfrytëzojnë me përdorimin e duarve, ose që ndoshta duhet të kenë një karrocë për distanca më të gjata apo në terren që do të jetë mjaft e lodhshme për ta shfrytëzuar të njëjtën (përpjetëza e tatpjetëza të vështira, …). Gjithashtu, përpos personave me pengesa motorike, kjo karrocë mund të shfrytëzohet edhe nga persona me probleme kardiovaskulare, neurologjike, etj.

 

Për nevojën, këshillohuni me mjekun tuaj, i cili mund të vlerësojë dhe përcaktojë nevojën dhe mundësinë për shfrytëzimin e karrocës elektromotorike.

 

Karrocë elektromotorike për invalidë – motoçikletë (skuter)

Motoçikleta (skuteri) është një lloj karroce invalidësh që është e ngjashme me atë elektromotorike, por është e dizajnuar si motoçikleta. Lëvizë me ndihmën e elektro motorit (rëve) dhe jo në mënyrë joautomatike. Ndenjësja mund të rrotullohet që të mundësojë qasje më të lehtë për t’u ulur. Përkrah shkaqeve të përmendura te karroca elektromotorike, motoçikleta shfrytëzohet edhe nga personat me pamundësi të pjesërishme ose tërësishme të lëvizjes së trupit, por që janë në gjendje të qëndrojnë dhe të bëjnë disa hapa, mund të ulen drejtë dhe pa mbështetje të trupit dhe që mund ta shfrytëzojnë drejtuesin, si edhe te personat me disa forma të artritit, trashme, probleme koronare apo të mushkërive, etj.

Për nevojën, këshillohuni me mjekun tuaj, i cili mund të vlerësojë dhe përcaktojë nevojën dhe mundësinë për shfrytëzimin e karrocës elektromotorike.

Karrocë invalidësh për paralizë trunore (cerebrale)

Paraliza trunore është term i përgjithshëm për një numër të madh të gjendjeve nervore që ndikojnë në lëvizjen dhe bashkërendimin. Sëmundjet nervore shkaktohen nga probleme në tru dhe në sistemin nervor.

Më saktë, paraliza mendore shkaktohet nga probleme në disa pjesë të trurit që janë përgjegjëse në kontrollin e muskujve. Kjo situatë mund të ndodhë nëse truri zhvillohet në mënyrë jo normale ose dëmtohet gjatë, apo pas një kohe të shkurtër të lindjes.

Fëmija me paralizë mendore ka ngadalësim në zhvillim, si të mësuarit për t’u zvarritur, për të ecur, të folur, …

Nuk ka ilaç për paralizën mendore. Megjithatë, ka procedura të shumta të cilat mund të trajtojnë shumë nga shenjat dhe të ndihmojnë që të ketë sa më shumë pavarësi.

Paraliza trunore nuk është gjendje përparuese. Megjithatë, mundi fizik dhe emocional për të jetuar në një gjendje si kjo paralizë mund të shkaktojë stres në trup dhe kjo mund të shkaktojë probleme shtesë në jetën e mëvonshme.

Në disa raste, personat me paralizë mendore kanë nevojë për ndihmë të posaçme me ndihmesa që lëvizja e tyre të jetë më e lehtë dhe të mund të lëvizin përreth dhe më lehtë t’i kryejnë obligimet e tyre të përditshme. Karrocat për invalidë shpesh janë zgjidhje e njohur për personat me probleme në lëvizje. Ky është rasti ku Sllavej mund të ndihmojë. Kemi zgjidhje të madhe të karrocave dhe ndihmesave për paralizë mendore dhe këto mundësi mund ta ndihmojnë cilësinë e jetës suaj.

Karrocat për invalidë

17/08/2017 Lëvizshmëri