++389 (0) 2 3217 633

CAD CAM

CAD CAM

CAD-CAM (skicim i ndihmuar nga kompjuteri – prodhim i ndihmuar nga kompjuteri – Computer Aided Design-Computer Aided Manufacturing) është teknologji e re me të cilën në Qendërn për ortotikë dhe protetikë Sllavej Sha Shkup, me ndihmën e kompjuterit, në 3D prodhohen ndihmesa ortopedike.

Çka është CAD CAM teknologjia?                             

CAD (Skicim i ndihmuar nga kompjuteri – Computer aided design) – Skicim i ndihmuar nga kompjuteri është term që përfshinë mjetet softuerike më shpesh të përdorura për vizatim, inxhinjeri dhe modelim të ndërlikuar gjeometrik 3D.

CAM (Prodhim i ndihmuar nga kompjuteri – Computer aided manufacturing) – Prodhim i ndihmuar nga kompjuteri, në kuptim më të gjërë të fjalës përfshinë të gjitha teknologjitë bashkëkohore të prodhimit për të cilat, e përbashkëta është se kompjuteri e luan rolin kryesorë.

Çka mundlson CAD CAM teknologjia?

  • Të skicohen dhe prodhohen prodhime të ndryshme ortopedike (ortoza, korseta, proteza, etj.) me zbatimin e skanerit 3D, softuer për prodhim dhe CNC maqinë.
  • Ofron mundësi të rëndësishme të reja për pacientët dhe prodhuesit, si:
    • Prodhim i shpejtë, i saktë dhe i lehtë i 3D formave për pacientin
    • Shkallë e lartë higjiene, saktësi e jashtëzakonshme, pa rrezatime dëmtuese
    • 3D корекции кои можат да бидат симулирани, мерени и репродуцирани
    • Bazë të dhënash që përmban historinë e të gjitha korrigjimeve
    • Prodhim automatik i ndihmesave ortopedike me ndihmën e CNC maqinës dhe prerje programore e linjave kufitare

Procesi i prodhimit të ortozave dhe protezave me zbatimin e CAD CAM është si vijon:

  • Skanimi i pacientit me 3D skaner dhe përfitimi i modelit digjital
  • Marrje e modelit me sofuterin e posaçëm CAD ku bëhen të gjitha korrigjimet e nevojshme
  • Krijimin e një programi të duhur për prodhimin e modelit përmes zbatimit të CAM softuerit
  • Prodhim automatik i modelit nga poliuterani në CNC maqinën e specializuar
  • Prodhim i protezës/ortozës përmes termoformimit të masës plastike
  • Prerje automatike e pjesëve të panevojshme

Shihni procesin e marrjes së masave

 

Modelim kompjuterik që mundlson ndërhyrje në formën dhe pamjen e modelit për një formë optimale të korsetës, që te modeli klasik me material gjipsi prodhohet me dorë. Procedura është e shpejtë, e saktë, e lehtë për kontrollim, ndërkaq ofron edhe mundësi për ndërhyrje shetsë në formën e modelit.

 

Prodhimi i ndihmesës me materiale termpolastike me ndihmën e CNC maqinës

17/10/2017 Arsimi