++389 (0) 2 3217 633

BROSHURA

01SHËRIMI I SKOLIOZËS

Me këtë broshurë dëshirojmë t’ua ofrojmë të dhënat dhe përgjigjet ndaj pyetjeve që bëhen më së shpeshti nga prindërt e fëmijëve në adoleshencë që përballen me skoliozë. Më e përfaqësuar është skolioza idiopatike, prandaj në këtë broshuar shkruajmë për të. Nuk bëhet fjalë për sëmundje të rëndë. Më së shpeshti këto janë shtrembërime të buta të shtyllës kurrizore të cilat prindërit nuk i vërejnë. Shkaku konkret për këtë shtrembërim nuk është i njohur dhe më së shpeshti shfaqet te adoleshentët në fazën e posaçme të zhvillimit fizik dhe emocional – në pubertet! Kohëzgjatja e shërimit dhe mundësia e ndikimit në rezultatin pozitiv është i kufizuar në disa vite, prandaj janë shumë të rëndësishme kuptimi, durimi dhe këmbëngulja e të gjithë atyre që janë të përfshirë në këtë proces. Falë zhvillimit të shkencës dhe mundësive teknike, shërimi i skoliozës është në zhvillim përparimtar. Ekzistojnë disa mënyra të shërimit: vrojtimi, shërimi me ortozë, shërimi operacional dhe kinezoterapia e posaçme.

Прочитај повеќе...

02JETA IME PAS AMPUTIMIT

Ndoshta ky doracak të ka ardhur në duar në momentin kur ti ballafaqohesh me të vërtetën që humbja e gjymtyrëve tua është e pakthyeshme. Të jeshë situatën dhe mendon se humbja e gjymtyrave është e pazavendësueshme. Mbaje mend se kirurgët duhej patjetër t’i sakrifikojnë për ta shpëtuar jetën tuaj.

Përditshmëria që të lëvizësh, të shkosh në punë, t’i vizitosh të njerëzit e dashur apo vendet e dëshiruara, tani ndërptitet.

Dhe çka më tutje?

Mjekësia dhe teknologjia mundësojnë korrigjim të shpejtë dhe lëvizje. Materialet që i kemi në dispozicion, zgjidhjet teknike që i posedojmë, mënyra moderne e rehabilitimit, ofrojnë mundësi të rikthimit të lëvizjes pa vështirësi, dhembje apo ndonjë kufizim mundësojnë rivendosjen e lëvizjeve pa pengesa,dhimbje dhe pa kufizime. Një ekip profesional punon rreth teje që sa më shpejtë dhe me efikasitet të të mundësojnë lëvizjet aktive dhe t’i përshtatë lëvizjet  për nevojat tuaja të jetesës.

Прочитај повеќе...