++389 (0) 2 3217 633

PROFILI I KOMPANISË

Qendra për ortotikë dhe protetikë SLLAVEJ SHA Shkup është kompani e themeluar dhe që ka filluar me punë në vitin 1949, me qëllim që në atë kohë t’i pajisë me ndihmesa ortopedike personat me nevoja të veçanta, viktimë të pasojave të Luftës së Dytë Botërore.

Me kalimin e kohës, kompania tregoi zhvillim të përshpejtuar dhe u rrit në çdo segment të punës së saj.

Duke u përshtatur me kushtet e atëhershme shoqërore dhe ekonomike që kërkuan kalimin e kompanisë nga pronësia shtetërore në atë private, e njëjta u transformua në vitin 2000 në shoqatë aksionare me 100% kapital privat.

Nëpër vitet që pasuan, Qendra për ortotikë dhe protetikë SLLAVEJ SHA Shkup çdoher u udhëhoq nga synimi për përparim të vazhdueshëm, me punë ekipore personale, duke përcjellur teknologjitë më bashkëkohore dhe zbatimin e tyre në procesin e tërësishëm të punës dhe duke krijuar kuadro me cilësi të lartë u ngrit në një kompani lidere në sferën e ortotikës dhe protetikës, posaçërisht në aspektin e prodhimeve individuale të ndihmesave ortopedike të prodhuara për nevojat sipas masës të secilit individ të goditur nga cilado kategori e invaliditetit trupor.

Qendra për ortotikë dhe protetikë SLLAVEJ SHA Shkup gjatë punës, bashkë me klientët e saj mësoi dhe siguroi përvojë me ndihmën e së cilës u ndihmon  edhe pacientëve me raste më të posaçme të invaliditetit, duke mos lënë pas dore edhe kategoritë më të lehta të personave me nevojë për ndihmesë ortopedike, e njëkohësisht u përfshi në mënyrë aktive edhe në pjesën e parandalimit të shtrembërimeve te popullsia e re.

Qendra për ortotikë dhe protetikë SLLAVEJ SHA Shkup, përpos prodhimit të saj, ka në dispozicion një përzgjedhje të pasur të prodhimeve të gatshme të ndihmesave më të llojllojshme ortopedike me cilësi të vërtetuar të blera nga prodhues me famë botërore.

Kompania jonë jeton gjatë kohë si një familje e madhe ku çdo klient i saj është i mirëseardhur dhe ka vend të posaçëm. Kompania punon dh enë të ardhmen do të punojë me qëllim të vetëm të shërbimit dhe ruajtjes së besimit të secilit klient, t’i ndihmojë secilit që këtë do ta kërkojë nga ne, t’i mundësojmë funksionim normal dhe përfshirje të suksesshme në jetën shoqërore.

VIZIONI YNË

Vizioni ynë është që të punojmë të përkushtuar, në marrëdhënie profesionale dhe të përgjegjshme. Të zhvillojmë si kompani me orientim zhvillimor, me pozitë stabile tregtare, e hapur ndaj tregjeve të reja dhe partnerëve të rinjë, që prodhon dhe ofron ndihmesa ortopedike me cilësi mët ë lartë, duke zbatuar teknologjitë më bashkëkohore prodhuese dhe standarde afariste.

Ta ngritim SLLAVEJ-in në lider rajonal dhe të krijojmë mjedis pune ku të punësuarit me kënaqësi dhe të angazhuar do të punojnë në realitimin e qëllimeve të vendosura.

MISIONI YNË

Për realizimin e vizionit, është përcaktuar misioni ynë me aspiratën e vazhdueshme drejt një bote të shëndoshë, cilësi superiore të prodhimeve dhe shërbimeve, si edhe profesionalizëm dhe sukses në operacionet afariste.

E domosdoshme është mbrojtja e interesave të konsumatorëve, partnerëve afaristë, të punësuarve dhe aksionarëve.

Përcaktimi bazë është kujdesi për shëndetind he cilësia e jetës të secilit njeri, sistemin e sigurimit shëndetësor dhe mjedisit jetësor.

EKIP MENAXHUES

Goran Çalloski
Drejtori
Verçe Dodovska
Udhëheqësi tregtar
Mirjana Georgievska
Udhëheqësi i sektorit financiar
Borçe Stojkov
Përgjegjës për cilësi

Jemi lider në sferën e ortotikës dhe protetikës në Maqedoni dhe të udhëhequr nga standardet për cilësi krijojmë traditë mbi 66 vjeçare për kundes për lëvizshmëri, pavarësi, vetëbesim, mirëqenie dhe cilësi të jetesës për klientët tanë, që pasqyrohet edhe në moton tonë:

”partner në lëvizje

Historiku i kompanisë

1949

Themelimi I kompanisë

1952

Ndarja e kompanisë nga “Рудо Белград”

1970

Shpërngulja e kompanisë në një ndërtesë krejtësisht të re

1990

Fillimi I procesit të privatizimit të kompanisë

1999

Hapja e shitores së parë të specializuar për ndihmesa mjekësore

2007

Kompletimi i plotë i procesit të privatizimit të kompanisë

2014

Zbatimi i tekmologjisë më bashkëkohore CNC në procesin prodhues

2016

Zbatimi i linjës së saj të prodhimeve serike të ndihmesave me fashatim (me bandazh)